SHKAQET E NGURTËSISË SË ZEMRËS DHE SHËRIMI I SAJ

  • SHKAQET E NGURTËSISË SË ZEMRËS:
  1. Largimi nga adhurimi i Allahut dhe preokupimi me gjynahe.
  2. Dashuria ndaj dynjasë dhe përkujdesja për të dhe shpresa e gjatë.
  3. Harresa e ahiretit dhe begatitë e tij.
  4. Preokupimi me atë që e shkatërron zemrën. Gjërat që e shkatërrojnë zemrën janë pesë: Përzierja e tepërt me njerëz, shpresat e kota, lidhja jo me Allahun, ushqimi i tepërt dhe gjumi i tepërt.
  5. Dembelia dhe përtacia në kryerjen e adhurimeve.
  6. Mosndikimi nga ajetet e Kuranit, as nga ajetet kërcënuese dhe as nga ajetet inkurajuese.
  7. Shkujdesja, ajo është sëmundje shumë e rrezikshme.
  8. Shoqërimi i shokëve të ligë dhe ulja në ambiente shkatërruese.
  9. Harresa e vdekjes dhe e dhembjeve të saj, e varrit dhe e jetës pas saj.
  • SHËRIMI I ZEMRËS SË NGURTË:
  1. Preokupimi me dhikër (përmendjen e Allahut) dhe kapja për istigfarin.
  2. Meditimi i ajeteve të Kuranit.
  3. Kujtimi i ahiretit dhe meditimi rreth Ditës së Kiametit, Xhenetit dhe Xhehenemit.
  4. Të vetmuarit me vetveten dhe të llogariturit e vetvetes.
  5. Largimi nga përzierja me shokë të këqij dhe përkujdesja për t’u ulur me shokë të ndershëm.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU