Rtv Pendimi
Shëndetësi

Shkencëtarët kanë zbuluar mënyrën si të shërojnë verbërinë

Shkencëtarët e universiteteve Stanford dhe Bar-Ilan kohë më parë kanë publikuar një artikull në revistën shumë të famshme shkencore “Current Biology“

Në publikim flitet mbi zbulimin e pabesueshëm – aftësinë e trurit të njeriut që të integrojë shikimin natyral dhe shikimin artificial derisa përpunon informacionet të cilat janë të domosdoshme për të parë, transmeton Telegrafi.

ARMD (Degjeneracioni makular, i njohur edhe si degjeneracion i moshës së makulës) sëmundje e syve e cila ka të bëjë me zvogëlimin e kthjelltësisë së shikimit për shkak të qelizave të dëmtuara në pjesën qendrore të retinës.

Pacientët të cilët vuajnë na ARMD-ja zakonisht nuk bëhen tërësisht të verbër, sepse shikimi periferik ende mbetet në funksion.

Është e mundshme të ndërtohet retina sintetike në rast të dëmtimit të rëndë të qelizave foto-receptore në retinën natyrale.

Retina artificiale janë të ndërtuara nga elektrodat shumë të vogla, me perimetër më të vogël se qimja e njeriut. Aktivizimi i këtyre elektrodave çon deri te stimulimet elektrike të qelizave të mbijetuara të retinës dhe rezulton me përtëritjen e pjesshme të shikimit.

Pacientët të cilët kanë ARMD-në me retinë artificiale në atë mënyrë do të kombinonin shikimin qendror sintetik të cilin e krijon retina artificiale dhe shikimi normal periferik, i krijuar me sytë e tyre.

Pyetje themelore e cila pason nga kjo është që truri ynë a është i aftë që t’i kombinojë në mënyrë adekuate shikimin artificial dhe atë natyral.

Pikërisht kësaj pyetjeje i janë përgjigjur shkencëtarët nga universitetet e sipërpërmendura të cilët konstatojnë që truri di si t’i kombinojë këto dy lloje të shikimit.

Tamar Arens-Arad, njëri ndër hulumtuesit, ka deklaruar që kanë përdorur sistemin unik të projeksionit i cili nxit ose shikimin natyral, ose shikimin artificial, ose kombinimin e të dyve, njëkohësisht duke detektuar reaksionet kortikale te brejtësit të cilëve u është vendosur implanti i bërë nga qelizat shumë të vogla solare dhe elektroda. /Telegrafi/

Të ngjajshme

Këto janë ushqimet që personat me artrit nuk duhet kurrsesi t’i konsumojnë

Kushtrim Guraj

Assesi mos hani lakra turshi nëse vuani nga këto sëmundje! Mos luani me shëndetin!

Urim Isma

Benefitet e përdorimit të limonit

Kushtrim Guraj

Bukë e bardhë, e zezë apo integrale, cila është më e shëndetshme?

Urim Isma

Përse kërcëllini dhëmbët gjatë natës dhe si ta ndaloni këtë shprehi?

Urim Isma

Specat djegës ruajnë zemrën

Urim Isma

Duart dhe këmbët ju janë të ftohta, ndërsa nuk keni probleme me qarkullimin e gjakut! Është e mundshme që vuani nga këto sëmundje!

Urim Isma

Përse fëmijët duhet të pinë qumësht shumë të yndyrshëm

Urim Isma

A keni probleme me memorien? Këto janë pesë mënyrat për të forcuar trurin

Urim Isma