Shkencëtarët: paracetamol mund të reduktoj stresin dhe ankthin

Shkencëtarët në Universitetin e Kentakit në SHBA kanë konstatuar se zona e trurit që ka lidhje me dhimbjen fizike është e lidhur edhe me dhimbjen psikologjike.
Qetësuesit sidomos me përbërje paracetamoli mund të çojnë në menaxhimin më të mirë të zgjedhjeve të vështira.
Shkencëtarët në Universitetin e Kentakit në SHBA kanë konstatuar se zona e trurit që ka lidhje me dhimbjen fizike është e lidhur edhe me dhimbjen psikologjike. Sipas shkencëtarëve qetësuesit me përbërës aktiv paracetamolin siç qetësojnë dhimbjet e kokës mund të reduktojnë edhe stresin dhe ankthin, që janë ndikues në marrjen e vendimeve të vështira.
Në eksperimentin e parë shkencëtarët i kanë dhënë disa pjesëmarrësve qetësues me bazë paracetomolin dhe disave hapaplacebo me efekt jo-shërues. Pas gjysmë ore kanë kërkuar nga pjesëmarrësit që të marrin një vendim të vështirë në lidhje se çfarë do të bëjnë mes dy situatave të vështira dhe grupi i cili kishte marrë paracetomol ka bërë zgjedhje më të shpejtë se grupi tjetër.
Ndërsa në një eksperiment të dytë, pjesëmarrësve i është kërkuar që të shesin një filxhan duke vendosur vetë për çmimin. Kjo ka krijuar ankth dhe stres te pjesëmarrësit. U vërejt se ata që kishin marrë paracetomol e kanë shitur më lehtë dhe më lirë filxhanin.
Shkencëtarët kanë konstatuar se kur njerëzit janë të detyruar të zgjedhin “ndiejnë dhimbje”, por marrja e qetësuesve ndihmon në reduktimin e ankthit dhe stresit në momentet e marrjes së një vendimi. Rezultatet e studimit u botuan në revistën “Journal of Experimental Social Psychology”