Rtv Pendimi
auto lider
Samet Tours
Good life Restaurant
Kuriozitete

Shkencëtari japonez e pranoi Islamin për shkak të ajetit për fikun dhe ullirin

Muslim Shop

Prof. dr. Taha Ibrahim Halifa, profesor i biologjisë në Universitetin Al-Azhar dhe ish dekan, ka zbuluar se një shkencëtar i madh japonez në fushën e bujqësisë e ka pranuar Islamin, pasi që zbuloi një mrekulli të madhe shkencore në Kuranin fisnik. Në fakt, në punën e tij kërkimore, ai e kishte trajtuar çështjen e fikut dhe ullirit.

Taha Ibrahim thotë: “Substanca methaleutonids e sekreton trurin e njeriut dhe të kafshëve në sasi shumë të vogla. Ajo është e përbërë nga proteinat, dhe në vetvete ka pak sulfur, i cili mund të lidhet shumë lehtë me zink, hekur dhe fosfor. Kjo çështje konsiderohet të jetë shumë e rëndësishme për mbijetesën e trupit të njeriut, veçanërisht për shkak se e redukton kolesterolin, e rregullon metabolizmin, e forcon zemrën dhe e rregullon frymëmarrjen.“

Profesori gjithashtu thotë: “Sekretimi i këtyre substancave nga truri i njeriut fillon gradualisht nga mosha 15 deri 35 vjeçare, kurse pastaj zvogëlohet deri në vitet e 60-ta. Prandaj nuk është lehtë që njeriu ta fitojë këtë substancë, por edhe te kafshët, gjithashtu, mund të gjendet në përqindje shumë të vogla.”

Ai thotë: „Kur hulumtimet u përqendruan në zbulimin e kësaj substance magjike në mesin e florës, një grup i shkencëtarëve japonezë u dhanë pas studimit të kësaj substance, e cila ka ndikimin më të mirë në eliminimin e simptomave të plakjes. Më në fund, këtë materie e gjetën vetëm në dy lloje të bimëve, të cilat janë: fiku dhe ulliri.“

Dr. Taha Ibrahim bëri thirrje për të reflektuar në betimin e Allahut për fikun dhe ullirin, dhe për lidhjen e këtij betimi me krijimin e njeriut në formën më të bukur, dhe pastaj kthimi i tij në gradën më të ulët.

Ai thotë: „Pasiqë kjo substancë është ndarë nga fiku dhe ulliri, kanë përfunduar se përdorimi i saj, në përmirësimin e shëndetit të njeriut, vetëm nga fiku, ose vetëm nga ulliri, nuk jep rezultate të pritura, por më në fund, substancën e ndarë e kanë përzier në raport 1 me 7 për ullirin.“

Pas kësaj, ky grup i shkencëtarëve japonezë u përpoqën për të gjetur raportin më të mirë mes këtyre dy bimëve në mënyrë që ta ketë efektin më të mirë.

Dr. Taha thotë: “Ky shkencëtar japonez ka kërkuar në Kuran dhe ka parë se fiku përmendet një herë, kurse ulliri 6 herë, si dhe një herë në mënyrë të tërthortë në ajetin 20 të sures el-Muminune: „Edhe drurin (e kemi krijuar), që rritet në malin e Sinajit, i cili jep vaj dhe mëlmesë (erurinë), atyre që e hanë.“

Dr. Taha Ibrahimi ia dërgoi të gjitha informacionet këtij grupi të shkencëtarëve japonezë, të cilat ai i mblodhi nga Kurani fisnik. Pasi që u binden se në Kuran qysh para 1429 vjetëve janë përmendur të gjitha këto gjëra (të dhëna), tek të cilat kanë arritur ata, udhëheqësi i këtij ekipi hulumtues e pranon Islamin, kurse ekipi ia dorëzon licencën për zbulim shkencor Prof. Dr. Taha Ibrahimit.

Të vërtetën e ka thënë Allahu i Plotfuqishëm në Kuranin fisnik:

„Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Betohem në fiq dhe ullinj, (1) dhe malin e Sinajit, (2) dhe në këtë qytet të sigurt, (3) me të vërtetë, Na e kemi krijuar njeriun në formën (harmoninë) më të bukur, (4) pastaj, e kemi kthyer atë në gjendjen më të ulët (në këtë jetë dhe tjetrën), (5) përveç atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira, për ta ka shpërblime të pandërprera. (6) E, çka atëherë të shtyni ty (o njeri), që ta mohosh besimin? (7) A nuk është Allahu gjykatësi më i drejtë?! (8)“ (Kuran, surja et-Tin, 1-8)

Të ngjajshme

Francë, vala e nxehtë solli temperatura të larta rekorde

Kushtrim Guraj

Qatar Airways linja numër një ajrore në botë

Kushtrim Guraj

Turistët interesim të lartë për “ylberin në tokë”

Kushtrim Guraj

Qyteti turk Iğdır një nga vendet më të rëndësishme për shkencën e zogjve

Kushtrim Guraj

Minberi i Salahudinit në Xhaminë e Qytetit Halil ( Ibrahimi alejhi selam )

Kushtrim Guraj

37 vjet pa e humbur asnjë namaz në xhaminë Pejgamberit a.s.

Kushtrim Guraj

Imami e punon xhaminë lëvizëse

Kushtrim Guraj

Ja si u ndërtuan piramidat

Kushtrim Guraj

Turqi, zbulohet vulë e vjetër 8 mijë vjet

Kushtrim Guraj