SHKOI NË HAXH E VERBËR, IU KTHYE SHIKIMI NË ARAFAT!!

Nuk i shkoi fare ndërmend një plakës nga Tunizi, e cila i kishte arritur të shtatëdhjetat, se sivjet do të del nga shtëpia e saj për në haxh si e verbër, dhe do të kthehet nga haxhi për në Tunizi duke parë. Plaka Nefize Karmazi nga Tunizi, ishte verbëruar para një viti e gjysmë, si rezultat i një sulmi në tru, i cili edhe ia mori shikimin, dhe gjatë kësaj periudhe kjo plake nuk shihte asgjë përpara saj.

Pasi që Allahu ia kishte caktuar që sivjet të del nga Tunizi dhe të shkon në haxh, kjo grua niset së bashku me karvanin e haxhilerëve të Tunizit, dhe ditën e Arafatit së bashku me haxhilerët e tjerë qëndron në Arafat, dhe gjuha e saj atë ditë fillon ta lut Allahun që t’ia kthen shikimin e saj!! Ato dua dilnin nga një zemre e përulur dhe e sinqertë me Zotin e saj, dhe Allahu iu përgjigj lutjeve të saj dhe papritmas iu kthye shikimi i saj! Të gjithë të pranishmit u mahnitën dhe u gëzuan shumë nga ajo që e panë! Mrekulli nga Allahu për këtë grua! Të gjithë të pranishmit përreth saj në shatorin numër 108, në Arafat, filluan të gëzohen tepër se iu kthye shikimi i saj!

Plaka thotë: “U nisa për në haxh dhe kjo është hera e parë. Isha e bindur se Allahu do t’i përgjigjet lutjeve të mia dhe se do të ma kthen shikimin tim që e humba para një viti e gjysmë! E cek se gjatë kësaj periudhe nuk shihte asgjë, po dëshira e madhe e saj ishte që ta sheh Qabenë, dhe t’i sheh vendet e shenjta, dhe kjo e nxiti që ta lut Allahun sa më shumë!

Allahu ia pranoi lutjen e saj ditën më të mirë, në kohën më të mirë, dhe e nderoi në një vend të shenjtë, që ta sheh shtëpinë e Allahut me sytë e saj, pas një viti e gjysmë pasi që u verbërua nga sëmundja!!

Kjo është fuqia e lutjes, e cila del e sinqertë, nga një zemër e përultë dhe e sinqertë!!

Përshtati: Irfan JAHIU