Necati Korkmaz, i cili që 35 vite merret me prodhimin e artizanaleve, shkroi Kur’anin më të vogël në botë.
Duke e quajtur veten “mjeshtër i artit kaligrafik hat” dhe “një nga tre mikro skulptorët në botë,” Korkmaz thotë se deri më sot ka punuar një numër të madh të veprave që mund të shihen vetëm me anë të mikroskopit ose llupës.
Pas një procesi shumë të vështirë, ai arriti që ta shkruaj Kur’anin, 0.98 cm me 1.3 cm, deri në detajet më të vogla.
Duke shpjeguar se Kur’ani mund të lexohet vetëm me anë të llupës, Korkmaz më tej shton: “E kam shkruar në një letër të quajtur ‘aharli’, me një qime të vetme nga mustaqet e dhelprës. Këtë lloj furçe e kam punuar vetë, siç e kam punuar edhe ngjyrën e përfituar nga bloza e zezë …”