Rtv Pendimi
Lajme

Shkup, ministri Ademi uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, ka vizituar shkollën fillore “Llazo Angellovski” në komunën Aerodrom të Shkupit, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Ademi uroi të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor, veçanërisht ata që për herë të parë ulen në bankat shkollore.

“Të gjithë nxënësve u dëshiroj shumë shëndet, fat, sukses, shumë dije dhe rezultate pozitive të cilat do t’u ndihmojnë që të formohen si personalitete dhe të vazhdojnë me ngritjen e jetës së tyre personale dhe profesionale”, tha Ademi.

Ministri i arsimit gjithashtu u uroi sukses edhe mësimdhënësve, për të cilët tha se janë pjesa më e rëndësishme e sistemit arsimor.

“Si qeveri jemi fuqishëm të përkushtuar të përmirësojmë statusin e tyre dhe statusin social, për shkak se jemi të vetëdijshëm se nga ata, dhe nga motivi i tyre për punë varet cilësia e gjeneratave që i krijojmë dhe të cilët ngadalë i marrin rolet e më të moshuarve në të gjitha sferat shoqërore”, tha Ademi.

Ai rikujtoi se me fillimin e vitit të ri shkollor, janë rritur pagat e mësimdhënësve për 5 për qind, që është rritja e dytë e këtillë brenda një viti.

I pyetur për grevën paralajmëruese të organizuar nga sindikata e arsimit, Ademi tha se me këtë sindikatë kanë dialog korrekt dhe konstruktiv, duke shtuar se do të vazhdohet me këtë dialog.

Sindikata e arsimit në vend më parë kishte njoftuar për një grevë paralajmëruese në ditën e parë të vitit shkollor duke kërkuar rritje më të madhe të pagave. Nga sindikata gjithashtu paralajmëruan për një grevë të përgjithshme, që do të mund të organizohej nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre deri në fund të këtij muaji.

Ministri i arsimit gjithashtu tha se në vitin 2019 janë ndarë 1,3 miliardë denarë më shumë për arsimin fillor dhe të mesëm në krahasim me vitin 2017.

Një pjesë e këtyre mjeteve është investuar pikërisht në shkollën “Llazo Angellovski”, ku është ndërtuar çati e re. Nxënësit e kësaj shkolle, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kishin përgatitur shfaqje me këngë dhe recitime të ndryshme.

Ademi vizitoi gjithashtu edhe shkollën fillore “Bajram Shabani” në fshatin Kondovë të komunës së Sarajit.

Të ngjajshme

Tërmeti në Durrës, njerëzit dalin nga shtëpitë

Kushtrim Guraj

Për sensibilizimin

Kushtrim Guraj

Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

Kushtrim Guraj

Libi, forcat jolegjitime sulmojnë kopshtin e shkollës, raportohet për viktima

Kushtrim Guraj

“Marrëveshja për Hekurudhat në interes të Kosovës, ndikon në ekonomi”

Kushtrim Guraj

“Dezertimi” i LVV-së dhe LDK-së nga premtimi për transparencë

Kushtrim Guraj

Pensionimi e mungesa e mjekëve, sfidë për shëndetësinë në Kosovë

Kushtrim Guraj

Siri, pranë kufirit turk zhvendosen 31.600 civilë të tjerë

Kushtrim Guraj

Jep dorëheqje kryeministri i Katarit, emërohet pasardhësi

Kushtrim Guraj