Rtv Pendimi
Politika fetare

“SHKUPI ËSHTË MEKA E BALLKANIT”

Kohëve të fundit, si në shumë vende të tjera, edhe në trojet tona njerëzit kanë filluar të kuptojnë nevojën e domosdoshme për ta ushqyer shpirtin paralel me trupin. Kjo m’i shton shpresat se e mira është ardhmëria e këtij populli, sepse kuptimi i kësaj në formën e saktë do të rezultojë në aktivitetin, mundin dhe dëshirën e flaktë për të fituar mirëqenien shpirtërore dhe trupore. Mirëpo normalisht çdo synim ka mënyrat dhe rrugët e caktuara për t’i mbërritur ato dhe nëse njeriu nuk i mëson ato nuk i mbërrin dot. Në këtë gjë me siguri pajtohet kushdo që gëzon dhuntinë e madhe nga Allahu, logjikën.

Mirëmbajtja e trupit dhe e shpirtit realizohet me porositë dhe mësimet që i jep Krijuesi i tyre, përndryshe nëse i kthejmë shpinën atyre mësimeve apo i përziejmë atëherë do të përballemi me anomali nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet.

Shpirtrat e zbrazur nga dashuria, besimi, madhështia, shpresa, frika, mbështetja dhe nënshtrimi ndaj Zotit mundohen ta mbushin atë zbrazëti me idhuj, buste e kotësi të tjera, siç jemi dëshmitarë të asaj që po ndodh ditëve të fundit në Shkup nga ana e qeverisë së arrogantit Nikolla Gruevskit. Në thelb, këto veprime nuk janë të çuditshme kur burojnë nga një njeri që i përket një feje ku idhujt dhe ikonat adhurohen më shumë, sesa Krijuesi i gjithësisë.

Mua më habit dhe më çudit dëshira për të imituar një njeri si Gruevski nga ana e disa shqiptarëve, të cilët njihen se i përkasin kësaj Feje, e cila erdhi për t’i garantuar gjithë njerëzimit Fenë e drejtë, jetën, familjen, pasurinë dhe logjikën. Por me sa duket nga kjo përkatësi ata nuk kanë fituar asgjë përpos emrit dhe votave të shqiptarëve muslimanë. Imitimi ditëve të fundit u manifestua me kërkesat dhe planet e disa partive politike dhe OJQ-ve për të ngritur buste dhe përmendore të heronjve dhe figurave të shquara shqiptare nëpër sheshe të ndryshme përveç atij të Qendrës së Shkupit dhe në këtë mënyrë do t’i jepkan hakun detyrës së marrë dhe do të mbaruakan problemet e popullit tonë, ndërsa po harrojnë se problemet e popullit tonë ende janë shumë të thjeshta: varfëria, pasiguria, humbja e të drejtës për t’u arsimuar etj.

Që të gjithë ata, së bashku me Gruevskin dyshoj se do të vetëdijesohen një ditë për prapambetjen që po instalojnë në këtë gjeneratë. Gjer më tani kemi qenë dëshmitarë, se bustet e vendosura nëpër vende të ndryshme nuk paraqitnin për shumicën e njerëzve ndonjë vlerë të veçantë, me përjashtim të atyre që dëshironin të përfitojnë materialisht prej tyre, jo duke i lutur, jo duke ndezur qirinj e as duke u bërë homazh, por duke shitur materialin me të cilin ishin ndërtuar. Për mua ky veprim i njerëzve nuk ishte i gabuar, sepse të gjallët janë më meritorë t’i gëzojnë të mirat e kësaj bote, sesa ata që u shpërngulën për në botën tjetër. Të vdekurit, nëse kanë besuar drejt dhe kanë bërë vepra të mira do t’i gjejnë ato, përndryshe Allahu e di se si do të veprojë me ta. Ky është besimi i muslimanëve, të cilët gjithashtu luten që dëshmorët dhe njerëzit e mirë t’i fitojnë shpërblimet më të mëdha tek Allahu. Kurse në këtë botë ata mundohen të ndjekin gjurmët dhe mësimet e tyre, duke folur e shkruar për ta dhe duke i bërë shëmbëlltyrë në jetë, por assesi duke i pikturuar dhe duke ngritur buste për ta.

I mençuri mëson nga gabimet e të tjerëve, kurse budallai nga gabimet e veta. A e dini sesi u shkua deri tek adhurimi i idhujve në të kaluarën dhe shndërrimi i tyre në zota përpos Krijuesit? Pasi ndërroi jetë Ademi, alejhi selam, mbetën bijtë e tij në fenë e babait (fenë islame) dhjetë shekuj me radhë e pastaj mohuan. Shkaku i mohimit ishte teprimi me dashurinë ndaj njerëzve të mirë. Allahu na tregon: “…ata thanë: Mos i braktisni të adhuruarit tuaj, mos e braktisni Vedin, Suvanë, Jeguthin, Jeukun dhe Nesrin”. Këta pesë persona kishin qenë njerëz të mirë, që përhapnin të mirën dhe qortonin të keqen, por që të pestë vdiqën brenda një muaji. Atëherë njerëzit u frikësuan se Feja do të dobësohet dhe formësuan (me pikturë a skulpturë) pamjen  e secilit prej tyre në shtëpitë ku më parë kishin jetuar këta persona, me qëllim që kur t’i vizitojnë dhe t’i shohin, të përkujtojnë fjalët dhe veprat e atyre njerëzve të mirë, por nuk i adhuronin. As përkuleshin para tyre, as nuk u bënin homazh. Pastaj erdhi gjenerata e re dhe tregoi një respekt edhe më të madh ndaj atyre pikturave dhe skulpturave, por edhe këta nuk i adhuronin. Mirëpo, pas një kohe të gjatë kur dijetarët u pakësuan, shejtani i bindi se ato figura kanë aftësinë që të ndërmjetësojnë tek Zoti dhe tashmë filluan t’i adhurojnë. Kur ndodhi kjo, atëherë Allahu dërgoi Nuhun, alejhi selam, që t’i kthejë njerëzit në besimin e drejtë…

Pas çdo pejgamberi paraqitej ndonjë bashkëpunëtor i djallit dhe si një ndër metodat më të lehta për t’i larguar njerëzit nga logjika e shëndoshë dhe besimi i drejtë gjetën ngritjen dhe formësimin e figurave të njerëzve të mirë, sepse kjo përfundonte me adhurimin e tyre gjithsesi. Kështu veproi edhe Amër ibën Luhaji, i cili nga Shami i atëhershëm kishte sjellë puta, të cilat i vendosi pranë Qabesë në Mekë dhe kur instaloi këtë “vlerë” ajo dita-ditës përhapej dhe numri i idhujve të ndërtuar u shtua derisa arriti numrin 360. Por në ditën kur te banorët e Mekës erdhi drita e besimit dhe e kuptuan se shenjtërimi dhe adhurimi i gurëve e drunjve është humbje e xhenetit, dhe nënçmim i logjikës nuk lejuan të mbetet asnjë put tek ai popull tashmë i ngritur dhe krenar dhe i thyen që të gjithë.

Sot, po projektojnë që  Shkupin ta mbushin me idhuj, puta e buste, ndërsa pengojnë xhamitë, vende ku adhurohet Allahu, Krijuesi i gjithësisë dhe Dhuruesi i mirësive të panumërta. Unë shpresoj që asgjë nga ato projekte famëkeqe të realizohet. Sido që të ndodhë, është thënë se “Shkupi është Meka e Ballkanit”, nëse mbushet me puta, shpresoj të vijë dita kur do të thyhen që të gjithë.

SHKRUAN: OMER BERISHA

(botuar në revistën Albislam, 2010, Shkurt)

 

 

 

 

Të ngjajshme

IRAKU

Kushtrim Guraj

Në Kosovë po ushtrohet inkuizicion shtetëror ndaj muslimanëve

Kushtrim Guraj

YLEMAJA e Kosovës në krevat Prokusti?!

Kushtrim Guraj

Solidar me këta burra të mëdhenj të Kosovës!

Kushtrim Guraj

Islami është zgjidhja

Kushtrim Guraj

Nicolas Blancho fjalim për polemikat e Ezanit në Kosovë

Kushtrim Guraj

A ka liri fetare në Kosovë?!

Kushtrim Guraj

SHOQËRIA NDËRKOMBËTARE DHE “LIGJI I XHUNGLËS”

Kushtrim Guraj

Kundër të gjitha parimeve demokratike!!!

Kushtrim Guraj