Rtv Pendimi
Lajme

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” mbledh rreth 125 mijë franga në tubimin humanitar në Dietikon të Zvicrës

Të dielën në Dietikon të Zvicrës, shoqata “Jetimat e Ballkanit” së bashku me humanistin e mirënjohur, hoxhë Halil Kastrati, ka mbajtur tribunën e radhës humanitare për të ndihmuar familjet në nevojë.

Nën praninë e mjëra bashkëkombasve, edhe njëherë u tregua gatishmëria e ndihmës dhe mbështjetjes për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

I pari i kësaj shoqate, Halil Kastrati, tha se populli shqiptar çdoherë ka qenë solidar me të tjerët, gjë që e dëshmoi edhe këtë herë me kontributin prej rreth 125 mijë franga brenda pak orësh.

Ai falënderoi pjesëmarrësit në këtë tribunë, derisa premtoi edhe shumë ndihma për familjet që kanë nevojë.

Në anën tjetër, edhe ligjëruesit Dr. Musa Musai dhe hoxhë Halil Avdulli, u shprehën të kënaqur nga ky organizim, duke thënë se shqiptarët kur bëhen bashkë për të mirë, nuk ndalen asessi.

Derisa, Halil Kastrati, sërish premtoi që do t’i bëjë të lumtura edhe shumë familje të tjera, krejt në fund mes lotësh tha se: “shihemi në takimin e rradhës, në gëzimin e familjes tjetër”, duke lënë të kuptohet se shoqata “Jetimat e Ballkanit” do vazhdoj këtë mision edhe në të ardhmen.

Tribuna në Dietikon të Zvicrës, është organizuar nga Sadik Tolaj, derisa transmetimi i saj është bërë LIVE në RTV Pendimi, i cili njëherësh ishte edhe spoznor medial i kësaj tribune./ RTV Pendimi

Të ngjajshme

Tërnava takohet me ministrin saudit, Arabia Saudite e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Urim Isma

Osmani takon diplomatët norvegjez: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar

Urim Isma

Bombonjerë në formë të Shqipërisë së Madhe në raftet e Serbisë

Urim Isma

Presidenti Thaçi: Feja në Kosovë në shërbim të forcimit të paqes dhe tolerancës

Urim Isma

Në Kosovë ka shkallë të ulët të ndëshkimit të korrupsionit

Urim Isma

Shpalosi në Tivar flamurin shqiptar, gjobitet 300 euro dhe dëbohet nga Mali i Zi

Urim Isma

Moti i keq në Itali, përmbytet për herë të tretë Venecia

Urim Isma

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë “mjegulla vrasëse” në qytetet e mëdha

Urim Isma

Shqipëri, mbahet aktiviteti “Pejgamberi Muhamed dhe familja”

Kushtrim Guraj