Rtv Pendimi
Lajme

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndan edhe 10 shtëpi për familjet e pastreha në Lipjan

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” nuk po e ndalë aktivitetin e saj humanitar në kulmin e ditëve të ftohta, duke i dalë në ndihmë familjeve nevojtare.

Këtë herë, kjo shoqatë do të ndajë në Lipjan, 10 shtëpi në bashkëpunim me komunën e Lipjanit, duke i bërë me shtëpi të reja 10 familje, raporton RTV Pendimi.

Kjo u bë e ditur nga humanisti shqiptar, hoxhë Halil Kastrati, në faqen e tij në Facebook.

Kastrati bëri të ditur se kjo ngjarje do të mbahet të mërkurën nga ora 14:00, në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan.

Ky është postimi i Kastratit në Facebook:

“Ju mirepresim ne dhurimin e çelesave te 10 shtepive te reja per familjet nevojtare ne komunen e Lipjanit
Bamiresit permes Shoqates sone bashke me partecipimin e komunes se Lipjanit e cila ka partecipuar per secilen familje nga 5 mije euro perfunduan projektin e ndertimit te 10 shtepive te reja te cilat do te dhurohen neser
Neser emocione dhe gezim per te gjithe
Bamires Zoti kurr mos ju humbte!”

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” javë më parë ka ndarë 128 shtëpi për familjet nevojtare, në një eveniment madhështor të organizuar në Prizren./RTV Pendimi

Të ngjajshme

Turqia godet elementet e regjimit në Siri

Hevzi Hasani

Kinë, numri i të vdekurve nga koronavirusi rritet në 2.790

Hevzi Hasani

Japonia mbyll shkollat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit

Kushtrim Guraj

Kurti: Gjyqësori të merret me nënshkrimin e marrëveshjes së fshehtë mes Thaçit dhe NATO-s

Kushtrim Guraj

Itali, kreu i rajonit të Lombardisë në karantinë për shkak të Covid-19

Kushtrim Guraj

Kërkesat për azil në BE u rritën me 13 për qind në vitin 2019

Kushtrim Guraj

“Institucionet kosovare dështuan në mbrojtjen e fëmijëve viktima të abuzimit”

Kushtrim Guraj

Vogëlushja Selva që luante “lojën e luftës” në Siri, tashmë luan me lodra të vërteta në Turqi

Kushtrim Guraj

Mulla Sead Paçarizi, zgjedhet Kryetarit i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë

Kushtrim Guraj