Rtv Pendimi
Lajme

Shpalosi në Tivar flamurin shqiptar, gjobitet 300 euro dhe dëbohet nga Mali i Zi

Irfan Domnori, 64 vjeç është dënuar me 300 euro gjobë si dhe është dëbuar nga autoritetet e Malit të Zi për shkak se ka valëvitur flamurin shqiptar në Ditën simbolike të Gështenjës në Krajë, gjatë një festimi tradicional ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga Mali i Zi, por edhe nga Shkodra.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj të cilat përmes komunikatës zyrtare të policisë raportojnë se Domnori është dëbuar nga territori i Malit të Zi për një muaj.

”I.D. dje, në të XIII-in vit jubilar të Ditës së Gështenjës ka prishur ligjin dhe rendin duke valëvitur flamurin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Irfan Domnorit u bë i njohur disa vite më parë pas një aksidenti kur mjekët shqiptarë dhe ato të Malit të Zi i thanë se do ta kalonte pjesën tjetër të jetës në një karrige me rrota.

Ai jo vetëm që të shërohej nga ky problem shëndetësor, por sot është një sportist profesionist që merr pjesë rregullisht në garat e vrapimit.

Në çdo garë, Domnori ka uniformën e tij tradicionale, veshje kombëtare, plisin dhe flamurin kuqezi.

Të ngjajshme

KMDLNj: Ndërkombëtarët kanë bërë eksperimente me mbetjet mortore

Urim Isma

Karkalecat e shkretëtirës pushtojnë Bririn e Afrikës

Urim Isma

Erdoğan: Dhënia e Nobelit një racisti, shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut

Urim Isma

SHBA godet Serbinë, dhjetëra kompani pjesë e rrjeteve korruptive

Urim Isma

Familjet e personave të zhdukur që 20 vjet pa përgjigje

Urim Isma

Veseli niset drejt Hagës: Krenar që isha pjesë e UÇK-së

Urim Isma

Rama reagon për deklaratën e Vuçiçit mbi Masakrën e Reçakut

Urim Isma

Zgjedhjet në Britani goditen nga pretendimet për ndërhyrje ruse

Urim Isma

Erdoğan u bën thirrje vendeve të OBI-së ta ndihmojnë Shqipërinë

Urim Isma