Rtv Pendimi

Shpejtësia më e madhe 4G do të arrijë deri në 450Mbps

Shpejtësia teorike e shkarkimit në internetit më të shpejtë mobil, atë LTE-së do të rritet në 450 Mbps, dhe kjo pritet të ndodhë vitin e ardhshëm.

Megjithatë, këtë përditësim dhe përvojë të shpejtësisë së madhe të internetit në mobil pritet ta arrijnë vetëm një numër i vogël i njerëzve, pasi që shumë prej operatorëve mobil thjesht nuk kanë radio spektër të mjaftueshëm.

Shpejtësia e internetit në mobil varet nga një numër faktorësh të ndryshëm, por në rrjet e gjitha fillon me sasinë e spektrit që një operator mobil është duke e përdorur.

Rritjet e ardhshme do të jenë funksionale bazuar nga një teknologji e quajtur “agregim i operatorit”, që i lejon operatorët të trajtojnë deri në tre kanale të radios në brezin e frekuencave, si të ishin një e vetme.

Këtë muaj, krijuesi i procesorëve Qualcomm dhe prodhues i pajisjeve të rrjetit Ericsson kanë bërë më të mirën e tyre për të mundësuar që shpejtësia e internetit në mobil të arrijë deri në 450Mbps, dhe kjo do të jetë e mundur vitin e ardhshëm, me lansimin e produkteve të reja, testet e interoperabilitetit dhe një demo me operatorin e rrjetit Australian, Telstra. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME