Shpend Kursani: Tashmë po vërtetohet okupimi paqësor i Kosovës nga Serbia

Arsyeja kryesore për shtyrjen e seancës së kuvendit doli të jenë kërkesat e listës serbe për qeverinë e re. Ndaj këtyre kërkesave ka reaguar analisti Shpend Kursani, i cili këtë e quajti ripushtim të Serbisë ndaj Kosovës.

Për këtë ndikim kaq të madh të Serbisë në Kosovë, ai ka fajësuar komunitetin ndërkombëtar dhe krimin e organizuar në vend.

Si dalje nga kjo gjendje ai i sheh protestat. Ai thotë se duhet protestuar kundër kthimit të Serbisë në Kosovë, kundër krimit të organizuar dhe kundër komunitetit ndërkombëtar. Madje, sipas tij, pa protesta kundër këtyre të fundit, nuk do të kishte efekt.

Ai po ashtu ka thënë se nuk mund të pritet shumë nga shoqëria civile, porse duhet të angazhohemi dhe t’i marrim gjërat në duar.

Më poshtë mund të lexoni të plotë reagimin e tij:

Bashkeqytetare te nderuar,

Nuk kam cka t’ju sqaroj ate cka ndodhe para hundeve te juaja. Kaq inteligjence kemi te gjithe.

Ate cka eshte thene nga pak veta kendej pari, tashme po jetesohet. Po jetesohet fatekeqesisht per shkak se kur po thuhen e shpalosen gjanat me kohe, nuk po reagohet. Tashme po vertetohet okupimi paqesor i Kosoves nga Serbia. Pa Serbine me nuk po behet ne Kosove. Kushtet qe i qet “Lista Srpaska” jane kushte te Serbise. A qeveria e Kosoves pa Serbine, jo qe nuk po mundet, por qe nuk po guxon te formohet.

Po nuk eshte vetem kaq. Serbia nuk kish me pase kaq ndikim e rikthim, pa deshiren e komunitetit nderkombetar. E po ashtu pa ndikimin e krimit te organizuar te deshiruar nga disa vendore, e te perkrahur nga shume nderkombetare, pikerisht per shkak te te ashtuquajturit “stabilitet” qe munden me e mbajte vetem me krimin e organizuar dhe ndikimin e prezencen dhe keshtu varesine e Kosoves ndaj Serbise, nuk po behet.

Per proteste ka nevoje gjithsesi, por te protestohet kunder kthimit te Serbise dhe mbajtjes se krimit te organizuar ne Kosove pa protestu edhe kunder komunitetit nderkombetar eshte veqse film vizatimor. Andaj, duke qene se u vertetuam qe tashme i kemi 3 okupatore (Serbia, krimi i organizuae, dhe komuniteti nderkombetar), per dallim nga 1 okupator gjate te 90ve (Serbia), punet i kemi shume keq.

Mos pritni shume prej cka jemi mesu me i quejt, shoqeri civile dhe intelektuale – sepse keta po funksionojne shume mire ne kete gjendje. Per pa u angazhu e me kap vete ne dore, na e ka hanger dreqi i mallkuem.

/Shembulli/