Rtv Pendimi

Shpendi, mjerimi dhe racizmi katolik në Kosovë (FOTO)

Vendimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit për të kursyer nga buxheti i qytetit për dekorimin me rastin e Krishtlindjeve nuk u mirëprit nga të gjithë qytetarët. Veç qytetarëve, në sulm iu lëshuan edhe mediume të caktuara të cilët janë të njohur për islamofobinë e tyre dhe promovimin e frymës krishtere në Kosovë.

Shpend Ahmeti ishte shumë i arsyeshëm për hir të faktit se nuk ka nevojë që me buxhetin e lodhur të qytetit të harxhohen me qindra mijëra euro për të dekoruar qytetin me rastin e një feste fetare, kur dihet mirëfilli koncepti i shtetit sekular në Kosovë.

Por, çka të ju bësh, kategorisë së privilegjuar, që janë mësuar që gjithmonë uji të ju shkojë për shtat atyre dhe tani kur dikush merr një vendim që pak a shumë nuk ua plotëson teket ndodh “kijameti”.

Në vijim në një foto mjaftë mirë mund të shihni komente dhe akuza nga më të rëndat që mund të dëgjohen nga disa që flasin si me, jetojnë skaj nesh dhe ne me plot mendje i thërrasim vëllezër apo motra.

Nga kjo mund të konstatojmë se deklarata e Anton Kqirrës se pse Serbia nuk i ka vrarë 1.8 milion shqiptarë musliman (që ai na emëron si qen) nuk është e rastësishme, por është lutje edhe e katolikëve të tjerë ekstrem të Kosovës, të cilët e rikonfirmojnë këtë në komentet e tyre në Facebook duke e sharë dhe mallkuar Shpendin, duke i preferuar atij që të shkojë në Siri në luftë, duke na quajtur neve shqiptarëve si arab, bile bile këta shkojnë edhe më larg, e mallkojnë Amerikën pse intervenoi e nuk na la me na “masakrue shkavi”. Krejt këto janë materiajle për prokurorinë, për nxitje urrejte, për racizëm dhe për çkado që të thuash tjetër..por aspak nuk presim ndonjë aksion të tillë, se këta që mallkojnë, shajnë e nxisin për racizëm nuk janë muslimanë dhe këta janë ato minjtë e bardhë – të privilegjuarit dhe ligjet nuk vlejnë për ta.

Por, për ta vlen kujtimi që gjithmonë do të jetojë se çfarë sjellje dhe çfarë mendje kanë për vëllezërit dhe motrat e tyre të gjuhës e gjakut, çfarë ndjenje kanë për tolerancën dhe të jetuarit në shoqërinë multi-konfesionale, për ta vlene dhe lutja te Zoti që t’i drejtojë se nuk janë duke ditur çka bëjnë, por edhe lutje akoma më të fuqishme, të faleminderit o Zot që këta janë vetëm disa e të arsyeshmit jemi shumicë dhe i mbajmë ekuilibrat dhe e ruajmë mirëqenien në këto vende tona to mrekullueshme./albtime

Autor: Kushtrim Islami

– See more at: http://albtime.com/index.php/opinion/31667/shpendi-mjerimi-dhe-racizmi-katolik-ne-kosove-foto#sthash.CZocK6LJ.dpuf

TË NGJAJSHME