E pyeta shpirtin tim se a nuk u lodhe më?! Pse po vazhdon të mëkatosh?!
Pse po të shoh të shkujdesur në mesin e njerëzve?!
Çuditem me ty se pse nuk po kërkon mbrojtjen e Allahut nga shejtani i mallkuar?!
Shpirti im, mos u bëj nga ata të mashtruarit dhe kapu për rrugën e drejtë.
Çfarë do të thuash atë Ditë kur do të merresh në llogari?!
A do të gënjesh dhe do të pretendosh se ke qenë prej të paditurve?!
Si është e mundur të ishe prej të paditurve, kur kishe mendje që të logjikosh?!
Pse nuk ishe nga falënderuesit?!
A nga mendjemadhësia i refuzove adhurimet e Zotit tënd?!
Apo të mashtroi dynjaja me kënaqësitë e saj dhe të bëri nga të shkatërruarit?!
Mjerë për ty, nëse nuk vendos të pendohesh dhe nga gjynahet të largohesh.
Të lutem për hir të Allahut që në rrugë të drejtë të shkosh dhe nga zjarri i Xhehenemit të më shpëtosh!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU