Rtv Pendimi

Shprehitë e këqija që e dëmtojnë zemrën!

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten në botë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve. Dhe arma e vetme për ta zbutur këtë prirje negative është parandalimi i tyre. Por, si mund të realizohet ai? Do të mjaftonin, në fakt, vetëm që të ndalonim disa shprehi të këqija gjatë jetës. Dhe kështu, zemrën nuk do ta bënim copë-copë…

– Të acarohesh: Të qenit agresiv dhe nervoz, paraqesin rrezik për fryrje të arterieve nëpër të cilat kalon gjaku, duke u kthyer kështu në rrezik ekspozimi ndaj problemeve më të rënda kardiovaskulare, transmeton “Zëri.info”.
– Të mërzitesh: Sipas studiuesve britanikë në Universitetin “College” në Londër, njerëzit të cilët thonë se janë të mërzitur me jetën e tyre, e kanë dy herë më të lartë rrezikun për të vdekur nga një infarkt në zemër, sesa ata me kënaqësi të lartë nga jeta.
– Të flesh më pak se 5 orë: Studentët e Universitetit të Morgantounit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjetën se duke fjetur shumë (9 orë apo më shumë), ose shumë pak (5 orë ose më pak) shumëfishon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Në veçanti, ata që zakonisht nuk i kalojnë 5 orë gjumë, e dëmtojnë zemrën më shumë se dy herë nga të tjerët. Rreziku rritet sidomos në rastin e grave dhe të moshuarve./(Zëri)

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH