Rtv Pendimi

Shqetësimi i fëmijëve me prindër të ndarë

Sipas një studimi të kryer së fundmi, fëmijët të cilët vinë nga familje me prindër të divorcuar janë të prirur të vuajnë nga ky problem.

Psikologët në Universitetin e Floridas kanë investiguar sesi eksperiencat e fëmijërësisë të tilla si dhuna, zhvendosja nga një shtëpi në tjetrën, ndarja e prindërve ndikojnë direkt në shtimin e peshës.

Divorci është një nga arsyet më të mëdha që fëmijët në moshë të hershme hanë në mënyrë të pakontrolluar.

Studiuesit besojnë se ngjarje të tilla tronditëse ndikojnë tek fëmijët, duke bërë që ato të përqendrohen tërësisht tek ushqimi, duke hequr dorë nga planifikimi për të ardhmen dhe duke mos investuar në qëllimet e tyre afatgjata.

Fëmijët, prindërit e së cilëve janë të divorcuar, jetojnë për momentin e tanishëm. Është ky konkluzioni i profesorit të psikologjisë, Jon Maner. Madje sipas tij, këto fëmijë kanë tendencën që të bëhen prindër në një moshë shumë të vogël./tesheshi.com/

TË NGJAJSHME