Shqipëri, hapet ekspozita e kaligrafisë “Ajetet Kur’anore”

Në Tiranë është hapur ekspozita e kaligrafisë “Ajetet Kur’anore”, e cila do të qëndrojë e hapur për artdashësit shqiptarë për disa ditë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita organizohet nga Albayrak Group dhe nën kujdesin e Instituti “Yunus-Emre”-Tiranë, si dhe në bashkëpunim me Kryesinë e Çështjeve Fetare të Türkiye-s (Diyanet), Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, Universitetin e Arteve të Shqipërisë dhe Fondacionin e Rinisë Turke (TÜGVA).

Në aktivitetin e hapjes së ekspozitës në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë ishin të pranishëm ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay; drejtori i Institutit “Yunus-Emre”-Tiranë, Ömer Osman Demirbaş; drejtori ekzekutiv i Albayrak Group, Ömer Bolat; drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar; rektori i Universitetit New York në Tiranë (UNYT), Erkan Erdemir; koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Dr. Emine Gizem Başkan; kryetari Fondacionit të Rinisë Turke (TÜGVA), Ibrahim Beşinci dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme.

Në fillim të aktivitetit u lexua mesazhi i Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Türkiye-s (TBMM), Mustafa Şentop, i cili në mesazh shprehu urimet e tij “që kjo ekspozitë të jetë e dobishme për gjithë”.

Ambasadorit turk, Atay, në fjalën e tij në hapjen e ekspozitës tha se janë duke përjetuar kënaqësinë e të prezantuarit të artin islam të kaligrafisë në Tiranë, që sipas tij konsiderohet si perla e Ballkanit.

“Falënderoj veçanërisht Grupin Albayrak që mundësoi organizimin e ekspozitës. Grupi Albayrak krahas aktiviteteve dhe veprimtarive në fushën e artit, gjithashtu ka kontribuar në kohë rekord për ndërtimin e banesave për të dëmtuarit nga tërmeti”, tha ambasadori Atay.

Drejtori ekzekutiv i Albayrak Group, Ömer Bolat, tha se Türkiye dhe Shqipëria janë dy vende mike dhe vëllezër. Ai shtoi se gjithashtu kanë një tjetër lidhje të veçantë me Shqipërinë për shkak se si Grup Albayrak në bashkëpunim me TOKI-n (Autoriteti Shtetëror i Zhvillimit Strehimor të Türkiye-s) kanë ndërtuar mbi 500 banesa për të dëmtuarit nga tërmeti dhe njësi tregtare në qytetin e Laçit.

“Duke pasur parasysh përgjegjësinë tonë dhe me qëllim për të zhvilluar artin turko-islam dhe për ta përfaqësuar atë sa më shumë, ne së bashku me artistët, kaligrafët e nderuar prej tetë vitesh zhvillojmë vepra të tilla, punime të tilla në lidhje me ajetet Kur’anore në tema të ndryshme. Çdo vit përcaktojmë nga një temë të re. Këtu sot në Tiranë po ekspozojmë 36 punime që janë për tre vitet e fundit”, tha Bolat.

Drejtori i Institutit “Yunus-Emre”-Tiranë, Demirbaş, theksoi se arti është universal dhe i drejtohet të gjithë njerëzimit.

“Gjithashtu edhe arti i kaligrafisë është një dhuratë dhe është një pjesë e vyer e artit në përgjithësi. Të gjithë ata që janë marrë ndër shekuj me kaligrafinë kanë kontribuar në zhvillimin e saj. Dua të falënderoj Grupin Albayrak dhe ekipin e tij për shkak se ka arritur të mbledhë të gjithë këto vepra, t’i koleksionojë dhe të na i servojë ne sonte”, tha Demirbaş, duke falënderuar institucionet shqiptare dhe turke që kontribuuan për ekspozitën.

Kryetari i Fondacionit të Rinisë Turke (TÜGVA), Ibrahim Beşinci, theksoi se përpiqen të zhvillojnë projekte për zhvillimin e të rinjve, duke filluar që nga aspekti fizik e deri tek formimi personal.

“Ndihemi krenarë dhe të lumtur që po organizojmë këtë ekspozitë nga e cila do të përfitojnë të rinjtë. Ju uroj të rinjve dhe të gjithë artdashësve që ta shijojnë në maksimum ekspozitën”, tha Beşinci.

Artan Peqini, dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve të Shqipërisë, duke folur për bashkëpunimin e deritanishëm me Institutin “Yunus-Emre”-Tiranë, tha se shpreson që do të kenë bashkëpunime të tjera. “Është një kënaqësi e madhe për mua të jem këtu në inaugurimin e kësaj ekspozite të jashtëzakonshme”, theksoi Peqini.

Ekspozita me 36 punime, qëpër herë të parë shaqet jashtë Türkiye-s, do të qëndrojë e hapur deri më datë 28 tetor për artdashësit shqiptarë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.