Rtv Pendimi
Lajme

Shqipëri, mbahet aktiviteti “Pejgamberi Muhamed dhe familja”

Zyra e Këshilltarit të Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë organizoi aktivitetin me temë “Pejgamberi Muhamed dhe Familja”, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve turke në Shqipëri, përfaqësuesve të organizatave të ndryshme, qytetarëve dhe të ftuarve të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktiviteti i organizuar në Njësinë Administrative Paskuqan në Qarkun e Tiranës filloi me pjesë leximi nga Kurani nga Ali Derman, imam në xhaminë e Şişli-t në Stamboll.

Zv/ambasadori i Turqisë në Tiranë, Muammer Hakan Cengiz, për të pranishmit përcolli përshëndetjet e ambasadorit Murat Ahmet Yörük.

Mehmet Nur Akdoğan, anëtar i Këshillit të Lartë në Kryesinë e Çështjeve Fetare të Turqisë, gjatë ligjëratës së tij tha se qëllimi i këtij programi është që të flasin për Pejgamberin Muhamed dhe jetën e tij.

“Ky program do të lë disa gjurmë të bukura në jetën tonë. Ne duhet të jemi përgjegjës për të marrë shembull Pejgamberin tonë në të gjithë jetën tonë. Asnjë njëri në gjithë historinë e njerëzimit nuk është dashur aq sa është dashur Muhamedi. Ne po bëjmë festime pas 14 shekujsh për lindjen e tij dhe ne jemi këtu për të treguar dashurinë dhe respektin që ndiejmë ndaj tij”, tha Akdoğan.

Akdoğan theksoi më tej gjatë ligjëratës së tij se “Ne nga Pejgamberi mund të mësojmë sesi të sillemi ndaj bashkëshortes, ndaj fëmijëve tanë, ndaj nipërve, mbesave, farefisit tonë dhe atyre që na rrethojnë”.

“Ai e ka ndriçuar botën me ardhjen e tij në botë dhe kjo është diçka që vazhdon gjithmonë. Gëzimin për lindjen e tij ne e festojmë përsëri duke u bashkuar në programe të tilla. Të gjithë ne që jemi këtu dhe gjithë njerëzimi në fakt janë borxhlinj ndaj Pejgamebrit”, u shpreh Akdoğan.

Bekir Yanılmaz, këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, në fjalën e tij përshëndetëse foli për rëndësinë që ka Pejgamberi Muhamed për të kuptuar fenë islame dhe Kuranin.

“Pejgamberi ynë është çdo gjë për ne. Nuk mund ta jetojmë ne këtë fe dhe Kuranin nëse nuk do të ishte Pejgamberi. Nëse nuk do të ishte Pejgamberi, nuk do të mund falej namaz, nuk do të mund të mbanim agjërim, nuk do të mund të jepnim zekat, nuk do të mund të shkonim në Haxh, sepse nuk do të dinim si t’i bënim këto veprime”, tha Yanılmaz.

Të ngjajshme

Familjet e viktimave të Srebrenicës kujtojnë momentet e fundit me të dashurit e tyre

Kushtrim Guraj

Deklaratë nga Bashkësia Islame

Kushtrim Guraj

Turqia e kthen Aya Sofyan nga muze në xhami

Kushtrim Guraj

Viktimat e Gjenocidit të Srebrenicës u përcollën me lutje nga Sarajeva

Kushtrim Guraj

Turqia dhe OBSH firmosin marrëveshje për hapjen e zyrës në Stamboll

Kushtrim Guraj

Ambasadori i Kosovës në Ankara, Dugolli lëvdata masave të Turqisë kundër COVID-19

Kushtrim Guraj

Mbi 12 milionë raste me COVID-19 në të gjithë botën

Kushtrim Guraj

LAJMI I FUNDIT: 214 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kushtrim Guraj

Familjet e viktimave të Srebrenicës, pas 25 vitesh do t’i varrosin të dashurit e tyre

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU