Shqipëri, organizohet aktivitet për promovimin e kafesë turke

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kafesë Turke, Instituti “Yunus Emre”- Shkodër, organizoi një aktivitet për promovimin e kafesë turke, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve të ndryshme dhe qytetarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga instituti, aktiviteti ku u promovua dhe shijua kafeja turke, e cila zë vend në listën e UNESCO-s si “Trashëgimi Kulturore Jomateriale e Njerëzimit”, mblodhi bashkë të pasionuarit e kafesë.

Në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore në Shkodër, si prefektja Majlinda Angoni, zëvendëskryetarja e bashkisë, Emilia Koliqi, kryetarja e Këshillit Bashkiak, Brisela Truma Kadia, drejtuesja e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Besara Podgorica, studiues, artistë, studentë dhe shumë qytetarë të Shkodrës.

Në aktivitetin e realizuar në një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit siç është Pedonalja, përveçse u shijua, u promovuan edhe teknikat e posaçme të pjekjes dhe traditës së kafesë turke.

Më 5 dhjetor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Kafesë Turke, ku në Turqi dhe vende të tjera organizohen aktivitete për promovimin e saj.