[There are no radio stations in the database]
Shqipëri, thirrje për bojkot ndaj marketeve për shkak të rritjes së çmimeve

Shqipëri, thirrje për bojkot ndaj marketeve për shkak të rritjes së çmimeve

Në Shqipëri është bërë thirrje që të fillojë nisma për bojkotin e marketeve për shkak të çmimeve të larta, raporton Anadolu.

Aktivistë dhe qytetarë kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për bojkot të blerjeve të produkteve në markete. Nisma është paralajmëruar të zgjasë nga datat 5-10 shkurt.

“Protesto për zbritje të çmimeve përmes bojkotit”, thuhet në thirrjet e shpërndara nga qytetarët.

“Bojkoto supermarketet, dyqanet dhe shërbimet që kanë shumëfishuar çmimet”, theksohet më tej.

Në ditët e fundit, qytetarët në disa vende të Ballkanit bojkotuan marketet për shkak të, siç thonë iniciatorët, çmimeve të larta, Ky aksion fillimisht ka nisur në Kroaci, ndërsa është mbështetur edhe në Maqedoninë e Veriut, Slloveni, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi.


[There are no radio stations in the database]