Rtv Pendimi
Lajme

Shqipëria goditet nga një tërmet i fuqishëm

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, dhe qytete të tjera të vendit janë goditur nga një tërmet i fuqishëm, ndërsa ka shkaktuar plagosjen e dhjetëra personave dhe dëme materiale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve zyrtare paraprake nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, tërmeti që ka goditur vendin ishte i një magnitude 5.8 sipas shkallës Rihter dhe ka shkaktuar lëndimin e 105 personave.

“Epiqendra ka qenë në Detin Adriatik, 30 kilometra në veri të Durrësit. Goditja fillestare është shoqëruar nga disa lëkundje, për fat të mirë me magnitudë dhe intensitet më të ulët”, tha në një deklaratë për mediat ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Sipas ministres Xhaçka, tërmeti ka shkaktuar dëme materiale, sidomos në Durrës dhe Tiranë, ku në kryeqytetin e vendit dhe qytetet e tjera janë dëmtuar dhjetëra ndërtesa.

Ministria e Mbrojtjes më herët tha se ky është “tërmeti më i fuqishëm në 20-30 vitet e fundit”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se 105 persona të lënduar kanë marrë shërbim në spitale, ndërsa ka konfirmuar se nuk ka raste të rënda.

“Në spitale kanë marrë shërbim mjekësor 105 qytetarë të lënduar nga tërmeti dhe pjesa më e madhe e pacientëve kanë lënë spitalet. Spitalet janë në gatishmëri të plotë, me staf të përforcuar mjekësor. Është vënë në zbatim plani i gatishmërisë për rastet e emergjencave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), ka njoftuar se ka disa shkolla me dëmtime të vogla në Tiranë dhe Durrës, të cilat konsistojnë kryesisht në plasaritje të lehta muresh të jashtme dhe sipas këtij institucioni nuk pengojnë vijimin e procesit të mësimit ditën e hënë.

Në Tiranë dhe qytet të tjera qytetarët të përfshirë nga paniku kanë braktisur ndërtesat duke qëndruar për disa minuta në ambiente të jashtme.

Shqipëria në vitet e fundit është goditur nga disa tërmete të cilët kanë shkaktuar edhe dëme materiale.

Të ngjajshme

COVID-19, Turqia punon për paketën gjithëpërfshirëse “mburoja e punësimit”

Kushtrim Guraj

Ushtria e Libisë nis operacion të ri për çlirimin e Sirtes dhe bazës ajrore Al-Jufra

Kushtrim Guraj

Siri, bie dëshmor një ushtar turk në Idlib

Kushtrim Guraj

Kosovë, shqiptari kujdeset për serben e moshuar, banoren e vetme në fshatin e braktisur

Kushtrim Guraj

“Turqia nuk do t’i braktisë vëllezërit libianë në mëshirën e puçistëve”

Kushtrim Guraj

Ushtria e Libisë çliron Tripolin, niset drejt qytetit Tarhuna

Kushtrim Guraj

Avdullah Hoti merr detyrën si kryeministër i Kosovës

Kushtrim Guraj

BE, strategjia e rimëkëmbjes në forcimin e teknologjisë së pastër dhe të gjelbër

Kushtrim Guraj

OKB nuk arriti të mbledhë fondin humanitar prej 2,4 miliardë dollarë për Jemenin

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU