Rtv Pendimi
Lajme

Shqipëria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të koronavirisut të ri (COVID-19), ku sipas Kushtetutës së vendit mund të vendosen masa të jashtëzakonshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në vendimin që mban datën 24 mars të publikuar në fletoren zyrtare, janë përcaktuar disa masa të jashtëzakonshme që kanë të drejtë të marrin institucionet publike, si të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë dhe të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat.

Sipas këtij vendimi, institucionet marrin masa të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19.

Në bazë të vendimit, institucionet në vend kanë të drejtë të marrin masa të kufizojnë lëvizjen e lirë për brenda ose jashtë shtetit në përputhje me nevojat e diktuara nga situata.

Gjithashtu institucionet e administratës publike duhet të marrin masa që të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm.

Pjesë e masave që mund të ndërmerren janë edhe organizimi i kontrolleve të njëanshme të banesave dhe objekteve private për evidentimin dhe trajtimin e personave të prekur nga virusi.

Ndërsa subjektet private duhet të mbyllin ose të kufizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre.

Në vendim thuhet se Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e situatës deri në 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti teknologjik, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit, ndërsa zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të bëhet vetëm me pëlqimin e Kuvendit.

Kujtojmë se institucionet në Shqipëri kanë marrë masa të shumta kundër përhapjes së koronavirusit të ri, ku përveç mbylljes së institucioneve arsimore, është vendosur edhe ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private, pezullimi i aktiviteteve futbollistike dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Shqipëri numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 5, ndërsa numri i rasteve të konfirmuar pozitiv në 123, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë.

Të ngjajshme

Kosovë, shkon në 224 numri i rasteve me COVID-19

Kushtrim Guraj

Turqia më e hershme se Evropa me masat kolektive kundër pandemisë COVID-19

Kushtrim Guraj

Francë, konfirmohen 541 vitktima të reja nga COVID-19

Kushtrim Guraj

Kosovë, mbërrin kontingjenti me ndihma nga Turqia për luftimin e koronavirusit

Kushtrim Guraj

Kryeparlamentari turk: Turqia do të zgjasë gjithmonë dorën e ndihmës për vëllezërit

Kushtrim Guraj

Thaçi: Thellësisht mirënjohës për Turqinë për mbështetjen e Kosovës

Kushtrim Guraj

Turqia dërgon donacion për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për të luftuar me COVID-19

Kushtrim Guraj

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të braktis edhe një bazë në Irak

Kushtrim Guraj

BE pranon “pamjaftueshmërinë e mbështetjes ndaj Italisë”

Kushtrim Guraj