SHQIPONJA DHE KRYQI

Hoxhë Fatmir Zaimi

Republika e Maqedonisë është shtet multietnik e cila është përplot kulturash, zakone tradita dhe religjone. Por , te të gjithë nacionalitetet egziston një distancë e madhe. Kjo distancë më së shumti mund të vërehet si rezultat nga dallimet ndërmjet gjuhëve , kulturave situatat e rënda ekonomike , si dhe dallimet e mentalitetëve ndërmjet njërës dhe tjerëve. A jetojmë na në një shoqëri ku bashkëjetesa ndërmjet bashkësive etnike po shikohet në aspektin e politikës dhe të retorikës së asaj parazgjedhore apo jo ? Duhet të inkurajon lidhshmërija ndërmjet bashkësive etnike te qytetarët në R.e Maqedonisë , dhe në mënyrë të ndërsjellë të ndërtojmë bashkërisht një identifikim shoqëror. Vendosjet e forta të marëdhënjeve miqësore ndërmjet bashkësive etnike , mësimi i gjuhëve të nacionalitetëve , mësimi i historisë së tyre , traditat dhe religjionin e tyre , gjith kjo është sukses në përdit shmërinë tonë përmes të cilit mundësohet interakcion më i lehtë ndërmjet grupeve etnike dhe krijim të sukseshëm të një shoqërie integruese dhe bashkjetesë ndër qytetarët. Elitat politike duhet të injorohen përshkak manipulimeve që bëjnë me qytetarët dhe përdorimi i nacionalizmit dhe etnocentrizmit si istrumente ku rezultojnë implikime negative ndaj marrëdhënieve ndëretnike dhe prishja e kohezionit socijal. Sistemi arsimor është një ndër parametrat kryesorë ku në të ardhmen në Maqedoni duhet të matet dobia e tolerancës . Institucionet do të duhen të vëndojnë përmbajtje ku do të njihet vlera e përbashkët e dallimeve etnike dhe religjioze. Debatet poltike të llojit kush i pari filloj , cila parti politike do të udhëheqë me popullin , kush është më shum patriot e kush më shumë fetarë. Keq përdorimi i simbolëve qofshin ato fetare apo kombëtare për të fituar pika politike te popullata dhe lojrat që bëhen si parapregaditje për zgjedhjet e parakohshme është një manipulim që populli dhe qytetarët vetëm se janë të vetëdijshëm se këto aktivitete që bëhen qofshin fetare me kryqa dhe ato kombëtare me shqiponja janë lojra politike të partive poltike që sa më shumë të fitojnë te elaktorati i tyre poena politke. Por qytetarët e R.Maqedonisë duhet të jetojnë ashtu siç kanë jetuar edhe me parë dhe bashkëjetesa jonë të mos jetë e ndarë në bariera të gjuhëve , politikave dhe religjioneve ku qytetarët grupohen dhe kan dallime njëri me tjetrin. Për një bashkëjetesë më të mirë me bashkësitë etnike duhet të bëhet distinkcion për përkatësinë e një individi , dallimi i origjinës sonë , religjioni, por duhet të dijmë se të gjithë jemi qytetarë të R.Maqedonisë. Kjo bashkëjetesë na bën të barabartë , dhe parasëgjithash pjesëmarës në ndërtimin e një shoqërie demokaratike multikulturore dhe multireligjioze.

Autori i tekstit është doktorand në sociologjinë e religjioneve pran Univerzitetit Qiril dhe Metodij – Shkup , Instituti i sociologjisë Fatmir Zaimi