Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Samet Tours
Lajme

Shqiptarët dhe boshnjakët e Serbisë do të kërkojnë mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese

Muslim Shop

Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak pas një takimi në Bujanoc nënshkruan një deklaratë përfundimtare për të marrë qëndrime të përbashkëta në lidhje me ndryshimet në kuadrin ligjor për pakicat kombëtare në Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklarata u nënshkrua nga kryetarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Këshillit Kombëtar Boshnjak, Shukri Ymeri dhe Sulejman Ugljanin.

Në dokument thuhet se “Këshilli Kombëtar Boshnjak (BNV) i jep mbështetje të plotë deklaratës politike dhe kërkesave të këshillit të deputetëve shqiptarë të Luginës së Preshevës nga 14 korriku i vitit 2018”.

Siç konfirmohet nga BNV, gjatë takimit të zyrtarëve të organeve përfaqësuese të shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi është arritur përfundimi që në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Serbisë të ngritet procedurë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së amandamentit të ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare, për shkak të, siç thuhet, pakësimit të të drejtave të fituara më parë i pakicave kombëtare, si dhe për shkak të shkeljes së procedurave dhe formave të përcaktuara me ligjin për asamblenë kombëtare dhe rregullat metodologjike për hartimin e rregulloreve, ku në vend të miratimit të tekstit të ri janë bërë amandamente.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak do të ngrejnë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Serbisë procedurë për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e shfuqizimit të neneve rreth këshillave kombëtarë të pakicave, gjë që përbën pengesë për ushtrimin e të drejtave të fituara për vetëqeverisjen e pakicave kombëtare”, thuhet në deklaratë.

Më 20 qershor të këtij viti, parlamenti serb miratoi ndryshime në ligjin për të drejtat e pakicave.

Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak më 30 prill në Novi Pazar nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për projekte dhe aktivitete të përbashkëta.

Të ngjajshme

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani

Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Kushtrim Guraj