“Shqiptarët e Maqedonisë”

Shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet të jetojnë në paqe as me vetveten, as me shtetin ku jetojnë, e më së paku me BDI-në e PDSH-në, përderisa këto dy parti atyre nuk u sqarojnë se si ndodhi “Sopoti”, “Brodeci”, ekzekutimi i Harun Aliut me shokët, “Enciklopedia maqedonase” që fyen shqiptarët, “Monstra”, “Shkupi 2014”…, se kush ishin ata që mblodhën haraç nga shqiptarët që i punësonin dhe si ishte e mundur që disa partiak të pasurohen, e populli të varfërohet. Vetëm pas shpalljes së këtyre të vërtetave, shqiptarët e këtushëm do mund të shpresojnë se është i mundur konsolidimi politik i tyre dhe se ia vlen të kontribuosh për këtë shtet! Nëse do pranojnë të shkojnë tutje pa u shpalosur deri në fund dosjet e krimit që u bënë mbi ta, kjo do të thotë se ata janë pajtuar të jenë atë që ishin deri me tani – makineri votuese që i zgjedhë vasalët shqiptarë të sunduesit maqedonas!” (Kim Mehmeti)