Shqiptarëve të ISIS

Disa shqipëtarë shkuan në Siri me demek të luftojnë Asadin dhe krimet e tij, por që për fat të keq ia shtuan atij jetën edhe më.
Ata legjitimuan makabritetin e tij ndaj popullsisë civile (muslimane), shtuan egërsinë e tij dhe dobësuan opozitën reale të atij vendi.

Isis (kjo organizatë enigmë) dhe kriminelët e saj dolën pikërisht atëhere kur populli i Sirisë mendoi se do të jetonte ditë të bardha pa Asadin.
Në fakt kjo nuk ndodhi, përkundrazi Isis gjoja në emer të Islamit dhe luftës së shenjtë u bë një ankth dhe makth për muslimanët e atij vendi; sikur të mos mjaftonte kjo, armët e tyre do të drejtoheshin më tepër ndaj muslimanëve se ndaj atij për atë të cilën shkuan.

Djemtë e sinqertë e të mashtruar përdoreshin si mina me sahat për të realizuar programin e tyre, të cilat nuk dihen se në ç’zyra janë përpiluar?
Isis ky grupim i cili bën lojën e zyrave të ndryshme inteligjence po e realizon synimin më të madh dhe më spektakolarin: “Përpiqu sa të mundesh që njerëzit të urrejnë Islamin dhe muslimanët”.

Dikush mund të habitet që kjo të jete motoja e Isis, madje dikush edhe mund të mendoj se po e teproj me këto deklarata, atëhere këtyre u drejtohem duke u thënë: Ju lutem si e shpjegoni ju faktin që Isis vret njerëz të cilët e mbyllin jetën duke deklaruar (Ahadun Ahad), Ai (Allahu) është një i vetëm është një i vetëm, njësoj siç bënin Kurejshët me Bilalin e Abisinisë pasi deklaroi se ishte bërë musliman?
Si shpjegohet që Isis vret me gjakftohtësinë më të madhe muslimanë dhe aktivistë të njohur me pretekstet nga më absurdet, njësoj siç benin hipokritët të cilët dëshironin dobësimin e Islamit?!

Si shpjegohet që Isis nuk gëzon mbeshtetjen e asnjë dijetari me emër në botën Islame, ndërkohë që ndërmer veprime shtazarake gjoja në emer të Islamit, pikërisht për ta deformuar dhe për të çuar ujin në mullirin e dashakeqeve, Islamofobëve të cilët e marin shkas për ti konsideruar të gjithë muslimanet Isis?!
Vallë si shpjegohet që sëfundmi shqiptarë që shkuan në Siri kërcënojnë se Shqipëria dhe trevat shqipëtare do të shohin ditë të zeza, ndërkohë që keto ditë kaq të zeza nuk ja kanë treguar as vetë Asadit?!

Ku e kanë burimin e frymëzimit këta njerëz, sepse i Dërguari i Allahut na thotë: “Përgëzoni dhe mos frikësoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni”.
Nuk është e habitshme që Isis të kërcenojnë gratë dhe vajzat shqipëtare me terrorr, ndërkohë që shpesh kanë patur mundësinë të lirojnë nënat dhe vajzat sirjane nga burgjet e regjimit fatkeq, por që nuk e kanë bërë një gjë të tillë!
Isis dhe pjestarët e tij shqipfolës, kështu nuk përçojnë Islamin, përkundrazi Islami na fton se të jesh shkak që një njeri i vetëm të bëhet musliman është më mirë se pasuria më e madhe e kësaj bote.

Po ashtu na mason të bëjmë durim ashtu si beri dhe i Dërguari ynë, të ndriçojmë njerëzit me dritën e tij për ti nxjerrë nga humbja për në udhëzim, nga terri në dritë.
Kam përshtypjes se muslimanët Shqipëtarë janë aq të aftë sa të dallojnë falsitetin e Isis e të mos bien në grackën e tyre, por nga ana tjetër edhe shteti nuk duhet tu rrahë shpatullat islamofobëve që ftojnë për genocid dhe luftë ndërfetare, apo me e keqja që strukturat e tij të nisin e ta bejnë vet një gjë të tillë.

Hoxhë Bledar Haxhiu