Rtv Pendimi

Shri Lanka ndalon nikabin, mbyll mbi 1000 Medrese

Shri Lanka ndalon nikabin, mbyll mbi 1000 Medrese

Ministri për siguri publike thotë se vendimi është marrë mbi bazën e sigurisë kombëtare, ndërsa aktivistët dënojnë vendimin.

Qeveria e Shri Lankës thotë se do të ndalojë veshjen e nikabit dhe do të mbyllë më shumë se 1.000 shkolla islame, veprime që e prekin popullsinë muslimane në këtë vend.

Në një njoftim tjetër qeveria njoftoi të shtunën së është duke përdorur ligjin kontraversial anti-terror për t’u marrë me “ekstremizmin” fetar dhe i dha vetes kompetenca gjithëpërfshirëse për të ndaluar të dyshuarit deri në dy vjet për “deradikalizim”.

Lëvizjet e qeverisë për nikabin dhe shkollat ​​pasojnë urdhrin e vitit të kaluar që mandatonte kremimin (djegien) e viktimave të COVID-19 – kundër dëshirave të muslimanëve, të cilët i varrosin të vdekurit. Ky ndalim u hoq në fillim të këtij viti pas kritikave nga Shtetet e Bashkuara dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Muslimanët përbëjnë rreth 9 përqind të 22 milion njerëzve në Shri Lanka, ku Budistët Sinhalezë përbëjnë rreth 75 përqind të popullsisë. /Mesazhi.com

TË NGJAJSHME