SHTATË AJETET QË TA LEHTËSOJNË NGUSHTIMIN NË GJOKS

Shejh Salih el Megamesi, Allahu e ruajttë, thotë: “Nëse ballafaqohesh me ngushtësi në gjoks, që vjen si pasojë e ndonjë problemi apo brenge, e jotja mbetet që t’i lexosh shtatë ajetet që ta lehtësojnë gjendjen me lejen e Allahut. Pasi i lexon, ji i bindur se ndihma nuk vjen vetëm se nga Allahu i Madhëruar.”

Shtatë ajetet lehtësuese janë këto:

  1. “Thuaj: “Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu; Ai është Mbrojtësi ynë dhe vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët!” (Et-Teube: 51)
  2. “Nëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përveç Tij nuk mund të të shpëtojë. E, nëse të dhuron ndonjë mirësi, dije se vetëm Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.” (El-En’am: 17)
  3. “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë.” (Hud: 6)
  4. “Unë mbështetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj. S’ka asnjë gjallesë që të mos jetë nën pushtetin e Tij. Me të vërtetë, Zoti im, është në rrugë të drejtë.” (Hud: 56)
  5. Sa krijesa ka që nuk e mbajnë dot veten me ushqim! Allahu u jep atyre dhe juve! Ai dëgjon dhe di gjithçka.” (El-Ankebut: 60)
  6. Begatitë, që Allahu ua jep njerëzve nga mëshira e Tij, nuk mund t’i pengojë askush, ndërsa atë, që Ai e pengon, askush nuk mund ta japë veç Tij; Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti” (El-Fatir: 2)
  7. Nëse ti (Muhamed) i pyet ata se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush i ka nënshtruar (të rrotullohen) Diellin e Hënën, – me siguri që ata do të të thonë “Allahu!…” (El-Ankebut: 61)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU