Rtv Pendimi
Probleme shpirtërore & shoqërore

SHTATË KURORAT

  1. Kurora e dhikrit (përmendjes së Allahut)

La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul Mulku ue lehul-hamdu ue huve ala kul-li shej’in kadir.

(Nuk i takon askujt adhurimi përveçse Allahut, të Vetëm e i parival. Atij i takon Sundimi dhe Lavdërimi dhe Ai është i Gjithëfuqishëm mbi çdo gjë).

  1. Kurora e tesbihut (të lartësuarit e Allahut)

SubhanAllahi ve bihamdihi, adede halkihi ve rida nefsihi ve zinete arshihi ve midade kelimatihi.

(I Madhëruar qoftë Allahu, aq sa është numri i krijesave të Tij dhe aq sa dëshiron Ai vetë, po aq sa është i bukur Arshi i Tij dhe aq sa është ngjyra e pafund për t’i shkruar fjalët e Tij).

  1. Kurora e lutjes

Rabena atina fi dunja haseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adhabe nar.

(Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit të Xhehenemit).

  1. Kurora e istigfarit (kërkimfaljes)

Allahume ente Rabbi la Ilahe il-la ente halakteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve vadike mestet’atu eudhu bike min sherri na sanatu eb`u leke bi nimetikealeje ve eb`u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente.

(O Allah, ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër, përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar. Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër, përveç Teje).

  1. Kurora e mburojës dhe e mbrojtjes

Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru me’a-ismihi shej’un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiul-alim (Me emrin e Allahut pranë emrit të të Cilit nuk të bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai është që shumë dëgjon dhe që di çdo gjë).

  1. Kurora e largimit të vështirësive

La ilahe il-la Ente Subhaneke inni kuntu minedh-dhalimin

(Nuk i takon askujt adhurimi, përveçse Allahut, i Lartësuar je ti o Zot, unë isha prej atyre që i bënë padrejtësi vetes).

  1. Kurora e të qenët i qetë dhe i rehatshëm

La haule ve la kuvete il-la bil-lahi.

(Nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut)

Bëje që këto kurora ta zbukurojnë kokën tënde dhe ta lagin gjuhën tënde nga të përmendurit e Allahut në formën më të bukur dhe më të mirë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

 

 

 

 

 

Të ngjajshme

FJALË NGA THESARET E DYNJASË (1)

Irfan Jahiu

DEDIKUAR TË PËRMALLUARVE DHE TË LËNDUARVE

Irfan Jahiu

TI DHE AJO, MEDITONI KËTO FJALË

Irfan Jahiu

DISA NJERËZ NË JETË NA VIJNË SI BEGATI

Irfan Jahiu

JETA MES ËNDRRËS DHE SHPRESËS

Irfan Jahiu

JETA VAZHDON EDHE PSE SHPIRTI NDIEN DHEMBJE DHE SYRI LOTON

Irfan Jahiu

DISA FJALË PËR FEMRËN

Irfan Jahiu

MIQËSIA ËSHTË JETË

Irfan Jahiu

TË DHËNA TË VËRTETA

Irfan Jahiu