[There are no radio stations in the database]

Shtatë vrasje për katër muaj në Kosovë, për një vit u kapën mbi 1 mijë armë nga duart e qytetarëve

Shtatë vrasje kanë ndodhur në Kosovë gjatë periudhës janar – prill të 2022-tës.

Kështu thuhet në një përgjigje për Klankosova.tv nga Zyra e Informimit të policisë.

Në muajin janar kanë ndodhur tre vrasje, në shkurt e mars, një rast derisa në muajin prill kanë ndodhur dy vrasje.

Bazuar në statistikat e dërguara për Klankosova.tv shihet një aktivitet i shtuar i policisë drejt parandalimit të rasteve të tilla.

Për pesë vjet janë konfiskuar 6 mijë e 538 armë ilegale të llojeve të ndryshme gjatë operacioneve policore.

Vetëm gjatë 2021-ës, janë konfiskuar 1 mijë e 280 armë të cilët qytetarët i kanë mbajtur pa leje në duart e tyre.

Policia ka konfiskuar gjithashtu edhe një numër të madh të municionit.

Gjatë vitit të kaluar organet e rendit kanë konfiskuar mbi 42 mijë copë municion të kalibrave të ndryshëm. ndërkaq në total nga viti 2017-të e deri në vitin 2021 i kanë konfiskuar 153 mijë e 335 copë të kalibrave të ndryshëm të municionit.


[There are no radio stations in the database]
Maher Zain - Maher Zain - My Little Girl | Vocals Only (Lyrics)
RAHMETI - Fersan Jahiu Ibadeti i të Dërguarit 218 Rabb - Omar Esa Nafidan ft Nusret Kurtishi - Deri dje - Nafidan ft Nusret Kurtishi 93 - Surja Ed Duha (Shqip) - 93
Kanali 1
Kanali 2
Share on Facebook
Share on Twitter
Share on Pinterest
Share on Linkedin
Send by Whatsapp