Në vend të dy modeleve të reja të iPhone, kësaj radhe pritet që gjiganti amerikan i teknologjisë t’i lëshojë tre modele të reja të gjeneratës së re të telefonit të saj.
Më saktë bëhet fjalë për modelet e reja të iPhone, të cilat sipas burimeve të ndryshme mediale thuhet se do të emërtohen: iPhone 7, iPhone 7 Plus dhe iPhone 7 Mini.
Të gjitha këto modele të reja të telefonit të Apple pritet të vijnë në muajin shtator, fillimisht të prezantuara para publikut, e më pas të lëshohen edhe në shitje në tregjet më të mëdha botërore, e mbase edhe në vendin tonë.
Sipas raportimeve të ndryshme thuhet se telefonat e rinj të Apple do të jenë të pajisur me procesorin e ri 14nm FinFET ARM A9 nga Samsung dhe të përdorin portin USB Type C, të ngjashëm me atë që është në modelin e ri të MacBook.
Ndërsa, një karakteristikë tjetër e rëndësishme pritet të jetë edhe kamera me dy lente, me cilësinë DSLR që zakoninsht gjendet tek aparatët profesional.
Specifikat tjera thuhet se do të mbesin të ngjashme me ato të iPhone-ëve ekzistues, por ajo që mund të jetë më ndryshe është hollësia e telefonit, për ta bërë secilin model më të lehtë dhe më të hollë, ndjeshëm. (Telegrafi)