Rtv Pendimi

SI ARRITI GRUEVSKI TË MBAJË NË PËLLËMBË SHQIPTARËT

Kësaj radhe do të shkruaj për situatën politike në Maqedoni. Në një retrospektivë të shkurtër. Në këto nëntë vitet e fundit apo prej vitit 2006 kur erdhi në pushtet VMRO-ja sistemi politik filloi kahje të re duke u fsheh nën maskën e demokracisë.

E filluan me Gruevski si kryeministër një ekonomistë me një background profesional të bujshëm nëse shohim CV-inë e tij, dhe me një moshë të re për postin të cilin e fitojë.

Gruevski ky nacionalist i guximshëm që në fillim, ju tregoj muskujt shqiptarëve bashkëqytetarëve të tij, duke i frikësuar dhe demonstruar forcë.

Në këto zgjedhje ai filloj të shfaqet nën maskën e demokracisë duke zgjedh për partner koalicioni “verenik do smrt” e PDSH-së si parti e cila humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 në elektoratin shqiptarë.

Strategjia apo forca e tij ishte një parapërgatitje për të ardhmen, duke përgatitur terren për mbajtjen nën kontroll të dy partitë më të mëdha shqiptare të cilën e realizoi me sukses gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisje së VMRO-së.

Pastaj pasi u sigurua se marrëveshjen e Ohrit do ta mbajë si dokument për statistika për shqiptarët dhe me mbushjen e numrit të statistikave ua tregonte vijën e kuqe përfaqësuesve shqiptar në atë bashkëqeverisje të cilët paaftësitë dhe dobësitë e tyre asnjëherë nuk i shfaqën para votuesve të tyre por çdo herë duke u krenuar me përmbushjen e disa proceseve të domosdoshme dhe elementare të cilat burojnë prej asaj marrëveshjes kornizë të Ohrit.

Ky njeri luajti shumë në këtë lojë si një fitues i pa zëvendësueshëm, dhe ishte i gatshëm të mbajë dhe të krijoj zgjedhje të parakohshme gati çdo dy vite.

Pas prishjes së koalicionit me “verenikun do smrt” dhe mbajtjes së zgjedhjeve të para të parakohshme në Maqedoni në vitin 2008, fillon ritmi apo loja e re e zgjedhjeve të parakohshme që u realizuan tri lloje të tilla zgjedhjes.

U arrit një koalicion mes partive fituese të taborit maqedonas dhe atij shqiptarë, më këtë disi u arrit të funksionoj strategjia e Gruevskit duke treguar vijën e kuqe partnerit të koalicionit, këta partner të etur për pushtet lanë mënjanë premtimet e tyre të domosdoshme dhe shkuan aq larg sa ishin në gjendje çdo gjë të pranonin vetëm e vetëm të anëtarësohen në NATO dhe BE duke menduar se janë faktor shtet formues de facto por de jure janë pakica më e madhe këtë rast mund ta krahasojmë sikurse me personin i cili pa e pastruar oborrin e tij futet në oborrin e komshiut dhe fillon t’ia pastroj atij pa marrëveshje paraprake.

Përkundër kësaj kemi ngecje në procesin e integrimit dhe mosmarrëveshje të mëdha në këtë koalicion por asnjëherë nuk arritëm ta kuptojmë pse kjo dashuri kaq e madhe e partisë shqiptare në pushtet kundrejt partnerit të tij.

Gjitha pyetje dhe dyshimet që ekzistonin në opinion, tani me bombat e opozitës maqedonas po arrihen të marrin përgjigje të sakta.

Ky sistem i ndërtuar mbi parimin përçaj dhe sundo arriti të mbijetojë plot nëntë vite. Si ndikojë në popull ky sistem ?

Në fillim u shfaq si diçka që duhet ta provojmë e provuam dhe na bëri për vete duke varfëruar të varfrit e duke pasuruar të pasurit, e mbjelli ideologjinë të cilën ideologji as ata vetë nuk e din se për çfarë janë duke propaganduar siç e diktuam në bisedat e tyre, e mbollën dhe e servuan në mënyrë precize saqë arritën të luajnë rolin e ndonjë dirigjenti me renome botërore gjithashtu ata prekën çdo sferë dhe pore të jetës dhe vetëm se ju mbeti ta shpallin diktaturë por ja që oficialisht nuk arritën një gjë të tillë.

Me ndodhitë e fundit pra me zbulimin e maskës së pushtetit po shohim fillimin e fundit të tyre, por tani është momenti dhe frika më e madhe në popull, është ajo frikë se po sa filloj ndalimi i konsumit të këtij sistemi apo kësaj ideologjie pritet reagimi i popullit që është gjë normale pasi që nëse ndalohet konsumi i rregullt duhet të kemi alternativë për stabilitet por sa do të jetë e frytshme alternativa nga opozita është pyetje për një milion, pra konsumi po fillon të ndërpritet dhe alternativa me recetën e duhur po mungon.

Në këtë mjegullim të situatës gjithçka pritet të vendoset nga populli baza e gjithçkaje, populli do të vendosë se konsumi i nëntë viteve a ka qenë edhe aq i dëmshëm dhe se a do të pranojë një helm të tillë apo do ta braktisë dhe do ta zgjedh ilaçin për një të ardhme më të mirë, nuk po them ilaç opozitën pasi që nuk e dimë se çfarë ofron ajo në këmbim me këtë helm të pushteti që po zbulon.

Kujdesi më i madh duhet të jetë këtu te përzgjedhja, pra testi i radhës është shumë i rëndësishëm në historikun e këtij shteti, shoqëria jonë do të dëshmojë për aftësitë dhe kapacitetin e tij pikërisht në këtë test, le të fillojmë ne si pjesëtarë të kësaj shoqërie të përgatitemi për këtë test.

Valmir Shabani

TË NGJAJSHME