Si duhet të flenë fëmijët me apo pa çorape, ja si ndikon në shëndetin e tyre
Zakonisht mënyra si prindërit flejnë ndikon edhe tek fëmijët, pra nëse ata flejnë pa çorape të njëjtën gjë do të jenë të prirur ta bëjnë edhe fëmijët.
Por le të lejmë mënjanë dëshirat dhe nevojat tona personale në lidhje me këtë fakt.Ajo çfarë sygjeron “National Sleep Foundation” në lidhje me veshjen ose jo të çorapeve gjatë gjumit, dhe në këtë rast të fëmijëve është krejtësisht diçka tjetër.
Sipas “National Sleep Foundation”…Fëmijët (por edhe të rriturit) duhet të flejnë me çorape, kjo pasi dicka e tillë favorizon një gjumë më të mirë dhe të qetë. Kjo ndodh për arsye se ekziston një lidhje shumë e fortë mes qarkullimit të mirë të gjakut në ekstremitete dhe cilësisë të gjumit. Në fakt në momentin që ekstremitetet janë të ngrohta, qarkullimi i gjakut është më i mirë dhe truri e percepton më mirë dhe më shpejt se është momenti i gjumit. Pra veshja e çorapeve do të ishte një zgjidhje shumë e mirë kundër gjumit jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit.
Po nëse fëmija gjatë natës djersitet?
Duket se veshja e çorapeve gjatë gjumit ndikon edhe në rregullimin e temperaturës trupore të fëmijës dhe për këtë arsye veshja e tyre mund të parandalojë djersitjen trupore.
Po nëse fëmija nuk i preferon çorapet?
Në këtë rast duhet të vendosni një batanije tepër në zonën e këmbëve të fëmijës në mënyrë që të ngrohni në mënyrën e duhur gjymtyrët e poshtme të fëmijës. Një zgjidhje e mirë do të ishte edhe veshja e një palë pandoflave të ngrohta para gjumit në mënyrë që këmbët e tij të jenë tepër të ngrohta.
Po me bebet si duhet të veprojmë?
Përpiquni t’i vishni fëmijës çorape prej materiali natyral duke evituar përdorimin e materialit sintetik, i cili nuk lejon ajrosjen e lëkurës duke bërë që këmbët të djersijnë. Nëse ndodh kjo mund të favorizohet zhvillimi i bakterieve.