Si funksionon truri?

Shpërndani mbi dysheme në mënyrë të çrregullt pjesët e një loje enigmë, me forma të ndryshme të një figure dhe supozoni që këto pjesë janë e tërë njohuria që ju keni rreth botës.

 Për shembull, lë të supozojmë që disa prej këtyre formave përfaqsojnë dritën, disa të tjera përfaqsojnë ngjyrat, dhe akoma disa të tjera përfaqsojnë tingujt. Tani merrini këto pjesë një nga një dhe filloni t’i bashkoni për të formuar figurën si të tërë. Për të realizuar detyrën e mësipërme juve ju duhet një kohë e gjatë të menduari, ndërsa truri juaj e realizon këtë në të qindëtat e sekondës, i cili funksionon në sajë të inspirimit të dhënë nga Allahu. A e dini si e bën ai këtë?

Truri mbledh informacionet e marra nga sytë, hunda, veshët, lëkura, goja etj., dhe i interpreton ato. Ajo që e mundëson këtë interpretim, është bashkimi i 100 biljon qelizave nervore të trurit. Këto qeliza operojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe ju mundësojnë juve të shihni ngjyrën e mollës që ju hani, të njihni zërin e një miku të ngushtë tuajin dhe të perceptoni aromën e një çokollate të ngrohtë.

Pamja në faqen tjetër tregon në brendësi të trurit disa fëmijë që janë duke folur, duke dëgjuar, duke nuhatur dhe duke fjetur.

Sigurisht që kjo është një figurë imagjinare, që ka si qëllim të tregojë pjesët e veçanta të trurit dhe funksionet e tyre. Në të vërtetë, truri është i përbërë nga qeliza nervore të cilat mund të shihen vetëm me mikroskop. A mendoni që vetë qelizat tuaja nervore mund të shikojnë kukullën tuaj të preferuar ose te shijojnë shijen e një akulloreje me çokollatë? Sigurisht që jo. Kjo për arsye sepse qelizat nervore janë të përbëra prej pjesësh fare të imta mishi. Kështu që me doemos duhet të ekzistojë një qënie tjetër me fuqi të epërme i cili e ka krijuar këtë botë të mrekullueshme. Kjo qënie është Allahu. Allahu, pronari i çdo gjëje, krijon çdo gjë në mënyrë të përkryer dhe na paraqet secilit prej nesh një jetë të mrekullueshme dhe të bukur. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë ndaj kësaj mirësie është që të jemi mirënjohës dhe falenderues ndaj Zotit tonë. Për shembull Allahu na ka dhënë sytë dhe veshët, dhe na ka urdhëruar ta falenderojmë Atë për këto:

Është Ai që krijoi të dëgjuarit, të parët dhe zemra për ju. Sa pak jeni që falenderoni! (Sure El-Muminune:78)