Si largohen brengat dhe pikëllimet !?
Ibën Kajimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i ka përmendur pesëmbëdhjetë shkaqe ndihmuese përmes të cilave robi i Allahut shlirohet nga brengat dhe pikëllimet, e ato janë:
1: Realizimi i Teuhidit Rububije.
2: Realizimi i Teuhidit Uluhuije.
3: Realizimi i Teuhidit Esmai ves-sifat.
4: Bindja e fortë e robit se Allahu kurrë nuk i bën padrejtësi dhe dëme.
5: Robi duhet ta pranojë se ai është që bën padrejtësi.
6: Duhet t’i afrohet robi Allahut dhe të bëhet i dashur tek Ai në mënyrën më të dashur, e krejt kjo arrihet nëpërmjet emrave dhe sifateve e bukura të Allahut. Emrat më përmbajtësor të Allahut janë: El Hajju ( i Gjalli) dhe El Kajumu( i Përhershmi).
7: Robi duhet t’i kërkojë ndihmë vetëm prej Allahut.
8: Robi duhet t’i mbështetet vetëm Allahut dhe të shpresoj vetëm te Allahu.
9: Robi duhet ta pranojë dhe t’i dorëzohet pushtetit të Allahut, duhet ta dijë se Allahu është Gjykuesi dhe planifikuesi i çdo gjë, prandaj duhet t’i dorëzohet dhe ta pranojë se Allahu është Gjykuesi më i drejtë.
10: Robi duhet zemrën e tij ta ushqejë duke lexuar Kur’anin Famëlartë, ta gjejë prehjen, ngushllimin dhe rahatllëkun e zemrës së tij tek leximi i Librit të Allahut.
Kur’ani është ilaç kryesorë për largimin e pikëllimeve, brengave dhe vuajtjeve.
11: Robi duhet t’i kërkojë Allahu falje në mënyrë kronike( në vazhdimësi) .
12: Pendimi duhet të jetë pjesë e pandashme e robit të Allahut.
13: Përprekja dhe lufta në përhapjen e Dinit të Allahut,- xhele veala!.
14: Falja e Namazit në kohën e tij dhe me përkushtim.
15: Duhet të jetë i vetëdijshëm robi se çdo forcë dhe fuqi është te Allahu.
Nga arabishtja:
Suad B. Shabani