Dëmtim të arterieve
Arteriet duhet të jenë të forta, elastike dhe fleksible për të qarkulluar lehtësisht gjakun nga mushkëritë dhe zemra, nga ku marrin oksigjenin, në organe dhe inde të tjera. Tensioni i lartë i gjakut ushtron shumë presion në muret arteriale. Kjo shkakton dëmtim të tyre përbrenda dhe formim të pllakës bakteriale. Pllaka bakteriale ngushton arteriet, duke vështirësuar punën e tyre.
Aneurizëm
Tensioni i lartë i gjakut ushtron presion në një pjesë të arteries dhe e dobëson atë. Nëse arteria çahet, mund të shkaktojë hemorragji në trup, gjë që mund të jetë shumë serioze. Aneurizmi shfaqet zakonisht tek aorta, që përshkon gati gjysmën e trupit. Nëse keni dëmtim të arterieve, mund të zhvilloni aneurizëm edhe nëse nuk vuani nga tensioni i lartë i gjakut.
Atak në zemër
Nëse pllaka bakteriale bllokon arterien pranë zemrës, mund të shkaktohet ataku në zemër. Kjo pllakë bakteriale pengon muskulin e zemrës që të marrë mjaftueshëm oksigjen dhe lëndë ushqyese.
Mund të ndieni presion ose dhimbje në gjoks, krahë, qafë ose edhe nofulla. Mund të keni gjithashtu probleme me frymëmarrjen, marrje mendsh dhe të vjella.
Telefononi urgjencën nëse keni një nga këto shenja paralajmëruese.
Goditje në tru
Tensioni i lartë i gjakut është shkaktari kryesor i goditjes në tru. Ka dy lloje goditjesh në tru: hemorragjike dhe iskemike. Një pjesë e trurit fillon të mos funksionojë kur nuk rrjedh mjaftueshëm gjak në tru, duke ndikuar në mënyrën si mendoni, lëvizni, flisni ose shikoni.
Demencë
Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë formim të pllakës bakteriale në arteriet që furnizojnë trurin. Bllokimi i këtyre arterieve shkakton ngadalësim të rrjedhjes së gjakut në pjesën tjetër të trupit.
Kjo mund të ndikojë në mënyrën si ju mendoni, flisni, shikoni, madje edhe kur lëvizni.
Probleme me veshkat
Tensioni i lartë i gjakut është shkaktari i dytë më kryesor i problemeve me veshkat. Ai ngushton dhe sforcon enët e gjakut tek veshkat dhe pengon filtrat e quajtur nefrozë që të marrin mjaftueshëm gjak dhe lëndë ushqyese. Pasojat janë deri në dështim të funksionimit të veshkave.
Probleme me sytë
Me kalimin e kohës, tensioni i lartë i gjakut mund të ngadalësojë rrjedhjen e gjakut në retinë dhe nervin optik, që ndihmon për të dërguar sinjale në tru. Si pasojë, mund të shkaktojë turbullim të shikimit, madje në disa raste ka shkaktuar edhe verbim.
Probleme seksuale për burrat
Tensioni i lartë i gjakut mund të ngadalësojë rrjedhjen e gjakut në trup. Pa mjaftueshëm rrjedhje të gjaku në penis, mund të keni probleme me ereksionin. Prandaj është mirë që të bëni një vizitë tek mjeku për të kontrolluar tensionin e gjakut dhe përjashtuar gjendjet e tjera shëndetësore që lidhen me të.
Humbje kockore
Njerëzit me tension të lartë të gjakut zakonisht kanë më shumë kalcium në urinë. Tensioni i lartë i gjakut bën që trupi të nxjerrë jashtë këtë mineral, i cili është i rëndësishëm për forcimin e kockave. Prandaj personat që vuajnë për një kohë të gjatë nga tensioni i lartë i gjakut zhvillojnë fraktura të kockave, sidomos të moshuarat.