Jeta moderne nuk është edhe aq e mirë për ata me gishtërinj të trashë.
Por Apple ka një zgjidhje të fshehur për këtë.
Në iOS 11 është një tastierë e fshehur që përdoret me një dorë i cili punon për iPhone e iPads, transmeton koha.net.
Apple ka zbuluar këtë funksion sepse ekranet e mëdhenj kanë treguar se janë të vështirë për të përdorur nga njerëzit me aftësi të kufizuar apo të tjerë që kanë gishtërinjtë e trashë.
Kjo tastierë është e dizajnuar që të ndihmojë njerëzit të shkruajnë me një dorë.
Për ta përdorur atë, thjesht hapni ndonjë aplikacion për të shkruar mesazhe, dhe kur të filloni të shkruani do ta shihni një ikonë të vogël në pjesën e poshtme të ekranit.
Pastaj vetëm mbani atë dhe do të ju shfaqen disa opsione të ndryshme.
Ikona e vogël e cila duket si një tastierë, i lejon përdoruesit që ta rregullojnë atë sipas dëshirës së tyre.