785-0-60df2374bf502

Si ta hiqni vesin e pickimit/prekjes së buzëve!

Mund të ketë shumë shkaktarë të brendshëm dhe të jashtëm që ju bëjnë të pickoni me gishta buzët, t’i kafshoni etj si: inflamacion, kruajtje, lëkurë e thatë, stres psikologjik etj.

Psikologjikisht, ju mund të jeni të prirur t’i pickoni e prekni buzët edhe për shkak të gjenetikës.

“Ka disa studime familjare, që tregojnë se për këto sjellje mund të ndikojnë edhe elementë gjenetikë. Sigurisht, faktorët e mjedisit, temperamenti dhe stresi luajnë gjithashtu rol të rëndësishëm”, thotë dr. Evan Rieder.

 

Si ta ndaloni këtë ves?

– Së pari, provoni t’i mbani duart e zëna në mënyrë që të mos keni mundësi t’i vini mbi buzë.

– Gjithashtu, rritja e marrjes së vitaminave dhe ujit do ju ndihmojë në të paturit një lëkurë më të shëndetshme dhe më të hidratuar, duke zvogëluar shanset për buzë të copëtuara, që njerëzit shpesh kanë tendencë t’i përkeqësojnë edhe më shumë duke i prekur e ngacmuar.

– Shihni shkaktarët pas vesit tuaj. Mundohuni të vini re: Çfarë po mendonit ose po bënit në atë kohë? A ka pasur diçka që ju ka bërë nervoz, ju ka dhënë ankth ose shqetësim?

Dokumentimi i nxitjeve tuaja mund t’ju ndihmojë të mësoni se kur duhet të përfshiheni në mekanizma alternative të përballimit, siç janë ushtrimet e frymëmarrjes për shembull, shkruan Anabel.

– Nëse e shihni veten të paaftë ta ndaloni këtë zakon, konsideroni terapinë.

Gjatë terapisë së sjelljes, njerëzit mësojnë si të identifikojnë dhe parashikojnë shkaktarët e tyre dhe si t’i zëvendësojnë sjelljet manipuluese në të tjera, më produktive.

/Telegrafi/

Shopping Basket
IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH