Si ta largojmë frikën dhe dëshpërimin?

Frika dhe dëshprimi e shoqërojnë njeriun gjatë jetës së tij. Keto të dyja do ta shoqërojnë njeriun edhe në botën tjetër.
Frika vjen për shkak të ardhmes së tij se çka do të ndodh me të, ndërsa dëshprimi vjen për shkak të kaluarës së tij jo të mirë.
Çdo njeri i mençur dëshiron ta largoi frikën dhe dëshpërimin. E kjo arrihet lehtë, vetëm duke i ndjekur udhëzimet e Zotit të lartësuar!
Zoti i madhëruar thotë: ”E kushdo që ndjek udhëzimin Tim, për ata nuk do të ketë frikë dhe as që do të dëshpërohen”. (El-Bekare,38)

Zoti na e mundësoftë ndjekjen e udhëzimeve të Tij!

Hoxhë: Fadil Musliu