Rtv Pendimi

Si ta largoni stresin e dimrit?

Për të pasur sa më pak probleme me stresin gjatë muajve të dimrit, sipas departamentit të të ushqyerit në Universitetin e Uashingtonit, rekomandohen disa ushqime, transmeton “Zëri.info”.

Vendin e parë e zënë drithërat dhe buka integrale, pastaj një filxhan çaj në ditë, frutat e thata që në dimër rekomandohet të konsumohen shumë, agrumet, portokalli, limoni dhe mandarina, çokollata e zezë, peshqit, të cilët janë të pasur me Omega-3, si salmoni, sardelet dhe peshku ton.

Vendin e shtatë e zë një filxhan qumësht një herë në javë, i cili ndihmon dhe të flesh qetë, vendin e tetë e zënë perimet e freskëta dhe kërcitëse si sallata e gjelbër, karota dhe selino, pastaj sa më shumë ujë brenda ditës dhe në fund avokadoja e cila është e pasur me kalium dhe vitamina të shumta./(Zëri)

TË NGJAJSHME