Rtv Pendimi

Si ta lëmë duhanin me mënyra natyrale

Për të lënë duhanin nevojitet shumë vullnet por në ndihmë mund të na vijnë edhe disa sjellje apo zgjedhje tonat të cilat na e bëjnë më të lehtë këtë sfide. Edhe pse në këto kohë janë shumë të pakët ata njerëz te cilët nuk janë të ndërgjegjshëm për dëmet që shkakton duhani, për të gjithë duhanpirësit e tjerë vështirësia më e madhe është një metode e mirë për ta lënë atë.

Ushqimi
Një ndihmë e madhe vjen lloji i ushqimit që  ndjekim. Kush konsumon fruta dhe perime në sasi të mira favorizon reduktimin e duhanit dhe më pas eliminimin e tij përfundimisht. Fibra dhe kripëra minerale të cilat gjenden tek vegjetalet arrijnë të ndihmojnë fizikun për të larguar sa më mirë nikotinën. Edhe konsumimi i drithërave është shumë i këshillueshëm sepse fal energji të menjëhershme edhe këto janë aleatë shumë të mirë për të lënë duhanin. Kur ju hipën dëshira për të ndezur një cigare konsumoni një karotë apo pak selino këto janë dy përbërës shumë të mirë të mirëqenies dhe do te bëjnë t’u kalojë dëshira për të tymosur duhan.

Aktiviteti fizik
Lëvizja është gjithmonë diçka shumë e mirë, por nëse keni vendosur të lini duhanin ajo bëhet e domosdoshme. Ndihmon për t’u qetësuar, ndihmon në përqendrim, por edhe diçka tjetër, ajo ju bën të mos mendoni për cigaret. Ju jep ajrim mushkërive dhe sistemit respirator duke lejuar kështu një oksigjenim të indeve që me duhanin kanë humbur elasticitetin e tyre. Mund të shërbejë edhe një ecje e thjeshtë apo mund të zgjidhni aktivitete relaksuese si joga etj.

TË NGJAJSHME