Prej cilësive të gruas së mirë, është që ajo ta gëzojë/lumturojë burrin e saj kur ai e sheh atë, në pamjen (fytyrën) e saj, dukjen dhe veshjen e saj. Ajo duhet të jetë e gatshme që t’i bindet atij dhe t’i përmbush obligimet e tij pa shprehur mospëlqim dhe arrogancë. Medito mbi hadithin që transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu), i cili ka thënë se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) është pyetur në lidhje për gruan më të mirë, ndërsa ai u përgjigj: “Ajo që e kënaq burrin e saj kur ai e sheh atë, i bindet atij kur ai e urdhëron dhe nuk bën asgjë me veten dhe pasurinë e saj nëse është kundër vullnetit të tij.” [Autentik sipas Imam Albanit në “Es-Sahihah” (1838)].
Ajo kështu duhet të jetë në lidhje me dukjen, formën dhe pamjen e saj. Pra, gruaja duhet t’i kushtojë rëndësi të madhe pamjes dhe formës së saj kur ajo është në prani të bashkëshortit. Po ashtu, ajo duhet të kujdeset dhe t’i kushtojë rëndësi të madhe përmbushjes së urdhëresave, dëshirave dhe nevojave të tij.
Për fat të keq, shumë gra e njohin zbukurimin dhe stolisjen vetëm atëherë kur ato dalin nga shtëpia për të prezantuar në ndonjë festë. Por, kur burri i saj vjen në shtëpi, ajo qëndron aty me rroba të këqija dhe i vjen erë jo e mirë, flokë-prishur dhe e pakrehur. Ajo ka cilësitë që e bëjnë burrin të largohet prej saj. Çfarë është ajo që e bën zemrën e burrit të tërhiqet nga kjo grua? Çfarë lloji të dashurisë mund të ketë për një grua të tillë?
Kjo sjellje e tillë, dëshmon për mangësitë e saj në aspektin e plotësimit të përsosmërisë së jetës së saj bashkëshortore dhe në realizimin e lumturisë dhe të nderit të saj.
“Cilësitë e gruas së mirë”