Microsoft kishte njoftuar më herët përdoruesit e Windows 7 dhe Windows 8.1 do të kishin mundësi të kalonin në Windows 10 falas. Por gjigandi i sistemit operativ tha se do të ofronte falas Windows 10-tën për të gjithë testuesit përmes programit Windows Insider.
Po po është e vërtetë. Edhe nëse keni akoma të instaluar Windows XP-në, mjafton të testoni një version eksperiemental të Windows 10-tës dhe automatikisht do të përfitoni atë falas kur do të jetë e disponueshme zyrtarisht.
Kjo është një lëvizje e mirë e Microsoft. Duhet të keni parasysh se Windows 10-ta është falas për një vit. Pas një viti Microsoft nuk do t ofrojë më falas.
Ja sesi të përfitoni Windows 10-tën falas:
Hapi i parë: Hapni një llogari Microsoft (është falas)
Hapi i dytë: Shkarkoni ISO-n e Windows 10-tës
Hapi i Tretë: Instalojeni
Hapi i Katërt: Prisni gjersa Microsoft të debutojë zyrtarisht Windows 10-tën më 29 Korrik
Hapi i Pestë: Kaloni në versionin zyrtar dhe të plotë të Windows 10-tës.