Si të evitoni erën e keqe të gojës?

Një e katërta e njerëzve në botë vuan nga era e keqe e gojës.

Megjithëse është një problem kaq i madh, pak flitet për të.

Andreas Filippi, një ekspert në këtë fushë, jep leksione për këtë çështje në Universitetin e Bazelit.

Mijëra njerëz nga mbarë Europa konsultohen me të për erën e gojës.

Ai thotë se njerëzit mund të provojnë lehtë nëse kanë erë të keqe, duke vendosur një lugë pak sipër gjuhës. Nëse ajo mban erë, atëherë kemi probleme.

Ndërkohë ekspertët e masin me distancë. Sa më larg era, aq më i madh problemi.

“Shumica e dentistëve as nuk ia kanë idenë nga kjo temë,” thotë ai.

Ai thotë se kjo nuk është as pjesë e studimit për një dentist. Filippi thekson se është detyrë e dentistëve që t’i tregojnë pacientit që ka erë. Ai shton se kjo çështje nuk duhet të jetë tabu.

Po nga vjen era e keq? “90 përqind e pacientëve e kanë problemin brenda zgavrës së gojës. Aty janë rreth 200 shkaqe të mundshme që nisin që nga sipërfaqja e gjuhës, xhepat parodontalë ose edhe reduktimi i normës së pështymës. Pjesa tjetër vjen nga inflamacione të ndryshme, kryesisht të bajameve ose nga zona e HNO. Ka edhe nga ata që kanë probleme psiqike, pasi mendojnë se kanë erë të keqe, kur nuk është kështu”.

Si mund të zgjidhet?

“Nuk ka një trajtim standard. Gargaret nuk ndihmojnë. Duhet analizuar rrënja e problemit. Vetëm duke ditur shkaqet, mund ta zgjidhim”.

Dhe në fund një gjë e rëndësishme: Filippi thotë se nuk e di nga ka dalë teza se era e keqe vjen nga stomaku.

Sipas tij, kjo është thuajse e pamundur. /tvklan.al/