Rtv Pendimi

Si të fshini llogarinë tuaj në Facebook

Disa prej nesh janë në Facebook për më shumë se një dekadë, por si çdo gjë e mirë e ka një fund.

Në 18 muajt e fundit, Facebook ka qenë në një spirale. Rrjeti social është në syrin e një stuhie kundërshtish, me lajmet e rreme, përfshirjen ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhe së fundmi skandali me Cambridge Analytica.

Tech Crunch thotë se pavarësisht se kompania ka humbur miliarda në vlerëa, më e rëndësishëm është fakti se besimi i publikut tek Facebook është zhdukur, transmeton tch.

Procesi për tu larguar prej tij nuk është shumë i vështirë, thotë më tej media e risive teknologjike.

Së pari, duhet të siguroheni që keni një kopje të të gjitha informacioneve tuaja në Facebook. Rrjeti social e ka bërë të thjeshtë të shkarkosh dhe arkivosh llogarinë tënde, ku përfshihen dhe informacionet e Timeline, postimet që keni bërë, mesazhet, fotot, madje dhe informacionin e fshehur, IP nga keni hyrë në llogari etj.

Mund të mësoni për të shkarkuar të gjithë Arkivin tuaj këtu.

Për të vazhduar para dhe të shkarkoni, thjesht shkoni tek “Setting”, dhe klikoni “Download a copy of your Facebook data.”

Mos harroni se këtë hap nuk mund ta bëni nëse e fshini llogarinë tuaj para. Kështu, para se të fshini llogarinë tuaj, duhet të dini: kur fshini llogarinë, nuk mund ta merrni mbrapsht. Nëse doni ti ribashkoheni Facebook, duhet ta nisni nga e para.

TË NGJAJSHME