Pyetja:
Selamu alejkum, të nderuar vëllezër, a ka mundësi të na e tregoni rrugën më të mirë për një musliman të ri që kërkon grua për martesë, nga fillimi i kërkimit deri te akti i kurorëzimit? Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigjja:
Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Kjo është një temë shumë e gjatë, për këtë shkak të këshilloj që të lexosh librin Fikhu Sune, tek kapitulli i martesës dhe fejesës, dhe aty i gjen që të gjitha. Unë në pika të shkurtra do të mundohem të ta sqaroj.
1. Një vajzë që të pëlqen, që e ke parë apo ke dëgjuar për të, së pari duhet ta kërkosh atë prej përgjegjësit të saj.
2. Të takohesh me të për t’u parë me të se a po pëlqeheni apo jo.
3. Nëse pëlqeheni dhe jeni dakord për martesë duhet ta bëni aktin e martesës. Kushtet e saj janë:
-ta kërkosh vajzën prej përgjegjësit të saj.
-të ta japë ai vajzën.
-të jenë prezentë dy dëshmitarë meshkuj dhe
-të caktohet mehri.
4. Pas këtij akti të martesës konsiderohen si bashkëshortë dhe kur të dojë burri mund ta marrë te shtëpia e tij.
Hoxhë Eroll Nesimi
/klubikulturor