Rtv Pendimi

Si të reduktoni fryrjen e mishrave të dhëmbëve

Fryrja e mishrave të dhëmbëve mund të shkaktohet nga disa faktorë. Kush ka një simptomë të tillë mund të vuajë nga irritimi prej ushqimit, karjeve, kequshqyerje, apo probleme orale. Po si mund të reduktohet kjo? Ndiqni këto këshilla:

1.Fillimisht kërkoni të përcaktoni shkaqet. Kështu do të mund t’i trajtosh në mënyrën e duhur.
2.Gjithsesi duhet të keni parasysh që të lani dhëmbët korrektësisht, 2-3 herë në ditë. Larja me furçë ju shërben për të luftuar karien dhe probleme të tjera me dhëmbët.
3.Sigurohu që dieta të jetë e pasur me vitaminë C. Një kequshqyerje do të shkaktojë infiamacion dhe probleme të tjera. Konsumo çdo ditë fruta dhe perime.
4.Fli në mënyrë të mjatueshme, pasi lodhja mund të shkaktojë fryrje të fytyrës dhe mishrave.
5.Përpiquni që herë pas here të shplani gojën me ujë të kripur (një lugë kripë në ujë të ftohtë). Kështu do të zbusni dhembjen dhe fryrjen.
6.Shkoni te dentisti për një apstrim të dhëmbëve dhe për analiza, pasi mund të bëhet fjalë edhe për probleme më serioze. Dentisti do të dijë të thotë me ekzaktësi se çfarë po ndodh me dhëmbët e tu dhe do të të japë kurën e përshtatshme.

TË NGJAJSHME