Rtv Pendimi

Si të ruhemi nga gjynahet?

Secili e di pikën e dobtë që e ka në raport me epshin e tij, e në atë pikë duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe i vëmendshëm.

-Andaj, nëse epshi të nxit në gjynahe kur je i vetmuar, atëherë mos rri në vetmi.
-Nëse disa shokë të nxisin për të bërë gjynahe, mos u shoqëro me ata, se ata nuk janë shokët e tu.
-Nëse ndonjë vend apo objekt i caktuar ta mundëson bërjen e gjynaheve, largohu prej atij vendi apo objekti.
-Nëse bashkëbisedimi me dikë të nxit për gjynahe, mos e vazhdo bisedën me të.

Allahu na ruajtë nga gjynahet dhe gjynahqarët!

shkruar nga hoxhë Fadil Musliu

TË NGJAJSHME