Posa të fillojnë simptomat e sulmit të zemrës, problemet mund të shënojnë progres shumë shpejt dhe ju duhet të veproni shpejt dhe të përgatiteni për të mbijetuar.
Fillimisht, cilat janë simptomat e sulmit të zemrës?
Është e rëndësishme të dihen shenjat paralajmëruese të një sulmi në zemër. Trajtimi i hershëm brenda pak orëve të sulmit të zemrës mund të ndihmojë në reduktimin e dëmit që i bëhet zemrës dhe mund t’ju shpëtojë jetën, transmeton Telegrafi.
Disa nga simptomat më të zakonshme të sulmit të zemrës janë: problemet me frymëmarrje, dhimbje në gjoks, ndjeheni të lodhur pa ndonjë arsye, djersiteni, villni dhe keni marramendje, etj.
Si të veproni gjatë sulmit të zemrës?
Pini aspirinë
Duke konsumuar një aspirinë (nëse veç nuk keni alergji ndaj këtij hapi) gjatë një sulmi të zemrës mund t’ju ndihmojë, sepse aspirina e parandalon mpiksjen të trashet, duke i dhënë trupit mundësi ta thyejë trashjen e gjakut përderisa pritni të vjen emergjenca.
Kërkoni urgjentisht ndihmë mjekësore
Ndihma mjekësore është e domosdoshme në raste të tilla. Prandaj thirrni një ambulancë për një transport të shpejtë dhe të sigurt deri në spital.
Nëse jeni duke vozitur
Nëse jeni duke vozitur, ndaleni veturën anash rrugës sepse mund ta humbni vetëdijen shumë shpejt. Edhe nëse spitali është shumë afër, mos vozitni vetë!
Uleni temperaturën e trupit
Nëse është e mundshme, vendoseni një leckë të ftohët nën sqetulla apo në kyçet e dorës. Kjo ju ndihmon ta shpejtoni procesin e uljes së temperaturës të trupit!
VËREJTJE: Asnjë nga këto sugjerime nuk ju garantojnë se do ta ndaloni një sulm të zemrës. Por jua rrisin mundësitë që të shkoni me kohë në spital! Gjithashtu, nëse mendoni se keni sëmundje të zemrës apo rrezikoni të pësoni sulm në zemër, urgjentisht konsultohuni me doktorin! /tg